Uji Dea

Dobitë nga konsumimi i drithërave

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. E ndër ushqimet që nuk duhet të shmangim asnjëherë janë edhe drithërat. Llojet kryesore janë gruri, misri, thekra, elbi të cilat mund të konsumohen në forma të ndryshme.

Mjekët thonë se vlerat ushqyese të kësaj klase ushqimesh janë të pakrahasueshme me të tjerat. “Si rregull, drithërat janë një klasë shumë e rëndësishme e llojit të ushqimeve, mbase klasa më e rëndësishme në piramidën ushqimore. Ato janë të domosdoshëm për të siguruar energji dhe për të realizuar proceset jetësore brenda organizimit tonë. Për këtë arsye, janë të përhapura në mbarë botën dhe është pothuajse e paimagjinueshme të mendohet një vakt pa të paktën një produkt dridhi”, deklaruan mjekët.

Sipas mjekëve e mira e parë që ne marrim nga konsumimi i drithërave është energjia. Kjo energji vjen kryesisht nga përmbajtja e karbohidrateve, sheqernave, proteinave dhe yndyrave që gjenden tek drithërat. Por, ato janë të domosdoshëm edhe për shkak se mbartin disa mikroorganizma të domosdoshëm për trupin tonë. “Fibrat e ndodhura në drithëra janë ato që bëjnë diferencën me klasat e tjera ushqimore, pasi janë të domosdoshme për tretjen e ushqimeve, duke ndikuar në një shëndet më të mirë jo vetëm të traktit tretësor, por i të gjithë organizmit në tërësi”, pohuan mjekët.

Mobi Casa

Përveç këtyre të mirave që na vijnë nga ushqimet me bazë drithin, sipas mjekëve një arsye tjetër është për t’i konsumuar është se ulin rrezikun e disa sëmundjeve. Sipas specialistëve, “ata që hanë shumë fibra janë më pak të shëndoshë dhe vuajnë më pak nga zemra, diabeti dhe mbipesha. Studimet e fundit tregojnë se preken edhe më rrallë nga tumoret e ndryshme, sidomos nga ai i zorrës së trashë”

Drithërat duhen konsumuar edhe për shkak të kripërave minerale që kanë. Ushqimet që vijnë nga drithërat mbartin shumë vitamina, sidomos ato të grupit D, vitamina këto që mund të luftojnë edhe sëmundje si diabeti apo skleroza.

Por, shumicën e vlerave ushqimore drithërat i përmbajnë në formën e tyre integrale ose të papërpunuara. Të prirë nga ideja për të rënë në peshë shumë njerëz mund të realizojnë dieta vetëm me drithëra, por kjo sipas ekspertëve nuk është e rekomandueshme.