Dobërqani e do Rexhep Kadriun për kryetar të Gjilanit
Gjilan – Të martën është mbajtur takimi me strukturat e AAK-së në fshatin Dobërqan ku morën pjesë rreth 100 kryefamiljarë. Në takim morri pjesë kryetari Kadriu dhe bartësi i listës Ibish Ibishi.
Në këtë takim u diskutua për prioritetet e këtij fshati si dhe u vlerësua puna e nënkryetarit Kadriu në 4 vite si nënkryetar i komunës dhe angazhimi i tij maksimal në realizimin e kërkesave të qytetarëve.
Kryetari Kadriu premtoi se si kryetar i ardhshëm i komunës së Gjilanit dhe në mbështetje të fuqishme të kryeministrit Ramush Haradinaj do t`i përmbyllin të gjitha kërkesat e fshatit Dobërqan./rajonipress/


