Mobi Casa

Do t`i shënoja Shqipërisë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ardian Gashi thotë se do t’i shënojë gol Shqipërisë, nëse i jepet mundësia, në kualifikimet për Botërorin 2014. Futbollisti kosovar ndihet i lumtur që u rikthye në përfaqësuesen skandinave dhe shpreson që me paraqitje pozitive të ketë jetë të gjatë te ekipi i Egil Olsenit. 31 vjeçari insiston se është përmirësuar mjaft, që kur u transferua në futbollin suedez.

Ardian Gashi është rikthyer në përfaqësuesen e Norvegjisë pas shtatë vjetësh. Mesfushori kosovar i shijoi disa minuta në ndeshje me Qipron të martën mbrëma në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Brazili 2014’.

Futbollisti ofanziv shpreson të ftohet edhe në ndeshjet e radhës dhe premton se po t’i jepet rasti, do të shënonte gol ndaj Shqipërisë, edhe pse vetë është shqiptar.

“Unë jam i lidhur ngushtë me Shqipërinë, por kjo është e tëra. Është një luftë për tri pikë dhe luaj për Norvegjinë. Dhe nëse më vjen mundësia të shënoj gol, do ta bëj”, ka thënë futbollisti i Helsingborgut për ueb faqen norvegjeze vg.no.

31 vjeçari thotë se është pjekur si lojtar në krahasim me vitin 2005, kur ishte ftuar ta përfaqësonte vendin skandinav. Që kur e la Fredrikstadin tri vjet më parë, ai ka përparuar dhe po shkëlqen në futbollin suedez. “Tash jam më i pjekur, pasi kam bërë përvojë në Suedi. Kam pasur ngritje dhe zbritje në karrierë, për këtë ndoshta nuk më kanë marrë në konsideratë”, vijoi ai.

Futbollisti gjakovar e pranon se nuk kishte pritur që do të ftohej më për këtë ekip, por pasi ftesa arriti nga selektori Egil Roger Olsen, ai synon ta ruajë vendin e tij për një periudhë afatgjate.

FITORJA

“Unë nuk e kisha ruajtur numrin e selektorit, ai më thirri dhe nuk u përgjigja në telefon. Por, kur e mora mesazhin, e thirra. Ishte ndjenjë e mirë kur e kuptova lajmin. Gjithmonë kam jetuar me shpresa, por ta them të drejtën nuk e prisja ftesën. Shpresoj ta kem rastin dhe të bëj paraqitje të mira për një kohë të gjatë”, tha më tej Gashi.

Gashi e mbron Xhakën

Ardian Gashi e ka mbrojtur Granit Xhakën, i cili u akuzua se nuk kishte shënuar gol me qëllim ndaj Kombëtares shqiptare në fitoren e muajit të kaluar të Zvicrës. “Ai e ndali topin keq. E kam parë situatën dhe kam biseduar me njerëz që e njohin dhe ata thonë se në ato momente nuk ka qenë i koncentruar sa duhet dhe e ka lëshuar atë rast. Natyrisht, po të mundte, do të shënonte, por ishte ndalje e gabuar e topit, kështu që duket paksa qesharak ai rast”, thotë Gashi.

Gashi: Kosova ka stagnuar

Ardian Gashi është lindur në Kosovë dhe ka shkuar me familje në Norvegji kur ishte 8 vjeç. Ai e ka përfaqësuar vendlindjen e tij në disa ndeshje, por pasi Kosova nuk ka mundur të pranohet në UEFA e FIFA, Gashi e pranoi ftesën e Norvegjisë.

“Hera e parë që kam luajtur për Kosovën ishte viti 2005 ose 2006, por kam luajtur atje vetëm një herë në vitet e fundit. Atje është bërë përparim i vogël, por shpresoj që t’i menaxhojnë gjërat si duhet dhe të arrijnë diçka. Momentalisht, Kosova nuk mund të luajë ndeshje zyrtare e as të organizojë miqësore. Njerëzit atje kanë nevojë të shohin diçka pozitive në jetën e përditshme”, përfundoi Gashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.