Uji Dea

Do të ruhet stabiliteti në Komunën e Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rastin e mbajtjes së seancës së katërt të Kuvendit komunal në Bujanoc, përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve nga listat e PVD-së, LPD-së dhe UDSH-së, kanë reaguar ndaj shantazheve e kërcënimeve të fundit.

Përfaqësuesit e këtyre grupeve të këshilltarëve edhe me këtë rast dëshmuan unitet në veprim duke rikonfirmuar qëndrimin e mëhershëm për mospjesëmarrje në punën e Kuvendit thuhet në një kumtesë të PVD-së, LPD-së dhe UDSH-së.

Me këtë rast, 18 këshilltarët shqiptarë njoftojnë opinionin publik se përkundër një fushate agresive që vjen me shpifje, manipulime, trillime, shantazhe dhe kërcënime në adresë të këshilltarëve të opozitës, jemi të vendosur për veprim të përbashkët politik, me qëllim stabiliteti në komunën e Bujanocit.

KKVITI

“Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së kërcënimeve, shantazheve, trillimeve të pushtetit aktual si dhe të militantëve të tyre politik ndaj këshilltarëve të opozitës dhe familjarëve të tyre. Një fushatë e këtillë e egër që po zhvillohet që nga konstituimi i këtij pushteti, ka për qëllim nxitjen e konfliktit ndërshqiptar në Bujanoc dhe destabilizimin e skajshëm të kësaj komune” thuhet tutje në kumtesë.

Kësaj valle të pushtetit, mjerisht, po i prijnë disa mediume lokale në Bujanoc thuhet në reagimin e PVD-së, UDSH dhe LPD-së.

Jemi të bindur që opinioni shqiptarë nuk bie pre e një fushate të këtillë agresive, që ka për qëllim nxitjen e më të keqes, dhe se bartësit e kësaj fushate, shumë shpejt do të demaskohen dhe përgjigjen publikisht për këto veprime nxitëse ndërshqipëtare përfundon reagimi i këtyre subjekteve politike./rajonipress/