Uji Dea

Do ta plasoj baladën e vitit

/ 5 minuta lexim

Cilësohet si njëra nga këngëtaret e prira për balada të shkëlqyera dhe pikërisht në këtë fillim vit këngëtarja e njohur Arta Bajrami do të sjellë në tregun muzikor një baladë të re, të cilën e ka përgatitur me Don Arbas dhe Fatmir Muja. Këngëtarja ka punuar bukur shumë në këtë baladë për të cilën pretendon të jetë balada e vitit.

Kënga do të vjen bashkë me një videoklip të përgatitur si asnjëherë më parë, ku këngëtarja paralajmëron skena mjaftë interesante. Klipi është i përgatitur nga produksioni “Imagine”, ndërsa balada do të jetë pjesë e albumit të ri, të cilin Arta do ta sjellë gjatë këtij viti. Në intervistën dhënë “Zëri-t” Arta flet më shumë për projektet, dhe jetën e saj jashtë këngës.

Keni paralajmëruar një baladë, mbase shpresoni të pëlqehet në publik, cilat janë veçorit e kësaj kënge?
Kënga që sapo e kemi përfunduar është një baladë e realizuar si asnjëherë më parë, nga Don Arbas dhe Fatmir Muja i cili ka bërë një tekst të shkëlqyer. Në fakt këtë baladë e kam përgatitur me një përkushtim të madh dhe mund të them se do të jetë baladë e vitit. Kam pasur edhe shumë balada të cilat ende vazhdojnë të jenë hite ndër vite, mirëpo kjo që tani e kam përgatitur do të jetë edhe më e fuqishme. Por nuk mund të zbuloj më shumë deri në plasim, madje as edhe titullin. Kënga do të dalë bashkë me videoklip, i cili është punuar me mjaftë mjeshtri nga produksioni “Imagine”. Klipi përmban skena mjaftë interesante, të cilat besoj të pëlqehen në publik.

Cili është shkaku që nuk ndjeheni e gatshme për të bërë publike titullin e këngës?
Kohëve të fundit plagjiatura është mjaftë e pranishme tek estrada jonë. Ndonëse edhe idetë po vidhen nga njëri-tjetri. Prandaj nuk mund të zbuloj tani titullin e këngës, sepse menjëherë nesër mund të shoh ta ketë marrë dikush tjetër.

Të ka ndodhur kjo ndonjëherë?
Po, për vet faktin që jam e provuar, dua ta mbajë të fshehtë titullin dhe shpalosjet e tjera rreth përgatitjes së videoklipit. Më ka ndodhur disa herë, dhe ajo që vlen të ceket është kënga “Mos ta nin” të cilën menjëherë e kam dëgjuar edhe te disa kolegë të mi emrat e të cilëve për hir të kolegjialitetit nuk po i bëjë publike.

Fundamenti

Baladat e juaja kryesisht prekin tema të dashurisë, mbase edhe kjo tani i referohet dashurisë, na trego diçka më shumë?
Po, është e vërtetë që baladat e mia trajtojnë tema të ndryshme të dashurisë. Edhe kjo që tani do të plasoj bënë fjalë për dashurinë. Në fakt për një dashuri të hidhur, që fatkeqësisht është e pranishme në shoqërinë tonë. Jemi munduar që kënga të prekë sadopak ndërgjegjen e njerëzve.

Thonë se bashkimi bënë fuqinë, kështu po ndodhë edhe tek këngëtarët tanë që kohëve të fundit pjesa dërmuese e tyre po realizojnë duete, pritet nga ti ndonjë bashkëpunim?
Natyrisht që bashkëpunimi mes këngëtarëve, sjellë duete më të mira, prandaj edhe thuhet që bashkimi bënë fuqinë. Edhe unë kam menduar në këtë drejtim, thënë të drejtën kam nisur edhe të punoj. Mirëpo ajo që mund të them tani për tani është bashkëpunimi me një këngëtarë të famshëm këtu tek ne i cili është trendi, mirëpo emrin e së cilit nuk mund ta bëjë publike tani. Le të jetë një surprizë për adhuruesit e mi. Ndërsa një duet tjetër do të kem edhe me vëllanë tim Don Arbasin.

Si ishte 2013-ta dhe çfarë mendon të bësh në 2014-tën?
Viti 2013 ishte një vit mjaftë i suksesshëm për mua, ka qenë me mjaftë angazhime nëpër koncerte e mbrëmje të shumta muzikore. Jam munduar të sjellë këngë dhe klipe të mira për adhuruesit e mi. Ndërsa në këtë vit pres të jem më shumë aktive në skenë. Në fakt do të realizoj një album të ri, i cili do të ketë rreth 10 këngë. Albumi do të përmbajë kryesisht zhanrin muzikorë, Folk Modern, ndërsa dy këngë do të jenë në zhanrin R&B. Ndërkaq bashkëpunëtorët e mi do të jenë Mithat Sadiku, Fatmir Muja, Don Arbasi dhe disa tjerë.

Po angazhime tjera jashtë këngës?
Jashtë këngës merrem me rritjen e vajzës sime Viktoria, pjesën dërmuese të kohës së lirë e kaloj me te dhe duke vizituar vendet e preferuara të saj. Dje kisha edhe ditëlindjen time, kështu që jam munduar ta kaloj sa më mirë ditën e djeshme bashkë me familjen time./zeri/