United Hospital

Do ma gjeni shalën apo do e bëj atë çfarë kamë ndërmend

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tregim nga Nijazi Kastrati – Ishte miqasu Lush Dushku, i cili kishte emër në atë nahi për burrëri e trimëri me një Hasan Gurin. Pas disa kohësh Lushi shalon gjokun dhe shkon te miku i ri. Hasan Guri e priti mikun si është më së miri, duke i ba një nder dhe respekt të madh.

Hasan Guri, duke e ditë se miku vërtetë ishte burrë me emër, vendosi ta vë në s’provë, andaj u tha djemëve që ta fshehin shalën e gjokut. Kështu të nesërmen, pasi ngrënë mëngjes, Lushi kërkon leje për të ikur. Hasani i jep leje dhe të gjithë dalin n’oborr për ta përcjellë mikun, por gjokut i mungonte shala. Hasani kinse po i urdhëron djemt që ta gjejnë shalën, por kot, shala s’është. Pas disa kohë pritjeje Lushi iu kthy Hasanit dhe të tjerëve: A po e gjeni shalën, apo po e bëj ate që kam ndërmend ta bëj?

Uji Dea

Tani Hasanit i hyri frika dhe po ua bën me sy djemëve që ta sjellin. Pasi e sollën shalën, Lushi i hipi gjokut dhe po don me u nisë, kur Hasani po e pyet: – Pashë nderen mik çka pate me ba që na frikësove?

  • Pasha besën pata ndërmend me i hypë gjokut pa shalë edhe ne shku, a për një shalë gjoku me ba problem a?
  • Hasani qeshi dhe e solli kokën duke i thënë: – Kam ndëgju se je burrë e ke emër në këtë nahi, por sot e vërtetova. Hajde rruga e mbarë e mirupafshim tash !
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.