UBT

Djegiet nga dielli

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ekspozimi i tepruar i diellit dhe nga veprimi i dëmshëm i rrezeve ultraviolet me vite është i njohur si një nga shkaktarët kryesor i lajmërimit të kancerit të lëkurës dhe sëmundjeve tjera.

Djegiet nga dielli të manifestohen si skuqje të lëkurës me dhembje të forta me bulla të shpërndara njësoj në vendet ku rrezet e diellit më së shumti dhe më së gjati kanë vepruar.

Për paraqitjen e djegieve prej diellit përgjegjës është dielli ditor dhe duhet respektuar ndalesën e rrezitjes në periudhën nga ora 10-15.
Ndihma e parë: lëkuren e ftohni dhe lokalisht përdorni losion kundër djegieve.

Uji Dea

Para së gjithash duhet pasur kujdes ndaj tipit të lëkurës, e kjo nënkupton që personat e zbehtë, me sy shumë të ndritshëm me flokë të verdhë duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Veprimi në qelizat e lëkurës i rrezeve UV mund të shpien deri te zhvillimi i alergjisë nga dielli, mplakja e shpejtuar e lëkurës, humbja e elasticitetit, e në situatën e fundit deri te kanceri i lëkurës.

Sipas hulumtimeve të shumta, janë përgjegjëse direkte edhe për paraqitjen e varieteteve më të rrezikshme të kancerit të lëkurës-melanoma. Për këtë personat me shumë nevuse (lytha) duhet të jenë shumë të kujdesshëm me rastin e ekspozimit në diell. /Telegrafi/