FIDANISHTJA

Djaloshi që sheh dhe flet me të vdekurit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Një djalosh i vogël i cili ka aftësinë të flasë me të vdekurit, komunikon me stërgjyshërit e tij të cilët nuk i ka njohur asnjëherë, dëshmon e ëma.

Antonio, rreth 7 vjec, mundohet të gjejë paqe dhe njëkohësisht të bashkëjetojë me dhuntinë e tij, teksa shfaqet në episodin e fundit të një reality-show të quajtur TLC’s Long Island Medium.
Mamja e tij Sandy tha në emision se djali i saj ka aftësinë të shohë shpirtra, ashtu si vetë ajo. “Është një dhuratë nga Zoti. Por unë jam e shqetësuar”.

Ajo shtoi më pas: “Ai shikon më tepër gjyshërit e mi, të cilët i sheh rreth e rrotull dhe flet me ta. Ai arrin të përshkruajë cfarë ata po bëjnë, madje edhe personalitetet e tyre. Është një mori ndjenjash të përzjera sepse nga njëra anë nuk dua që im bir të vihet në lojë nga shokët e tij apo nga të rriturit, sepse ata janë tepër paragjykues me të.”

FIDANISHTJA

Por Antonio nga ana e tij nuk duket shumë i shqetësuar nga dhuntia e tij. “Unë dua të bëhem një futbollist profesionist ose lojtar bejzbolli”, tha fëmija.
Zonja Caputo, e ëma e djaloshit, e përshkruan veten e saj si një mama tipike nga Long Island, e cila pretendon se edhe vetë merret me mediumet apo spiritualizmin dhe mund të komunikojë me të vdekurit. Episodi fokusohet me të ëmën e Antonios e cila drejton një takim, privat dhe më pas në grup, spiritualizmi. Grupi është i përbërë nga skeptikë të procedurës por dhe besimtarë të saj.

Burri i saj, Larry dhe dy fëmijët, kanë mësuar të jetojnë me dhuntinë e saj, por kjo duket që nuk është e lehtë, sidomos kur mesazhe nga të vdekurit spontanisht ndërpresin darkën, vizitën tek dentisti apo bërjen e pazarit./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.