Hidromorava

Djali i Bekim Fehmiut punon për rrogë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Bekim Fehmiu kishte këshilluar djalin e tij të mësonte ndonjë zeje ku do të punonte për të fituar para nëse donte të ishte aktor.

Ai ishte bërë bukëpjekës. Fatin e Uliks Fehmiut në Kosovë nuk e kanë vetëm aktorët, por edhe sportistët. Jo për ideale krijimi sa për urgjencë mbijetese, ata duhet të gjejnë një punë dytësore për të marrë rrogë ndërkohë që luajnë për emër.

Djali i aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu, Uliksi, në tetor të këtij viti dha një intervistë për televizionin serb B92, rrëfeu edhe një këshillë që ia kishte lënë amanet babai i tij.

KV

Uliksi tregoi se babai i tij e kishte këshilluar shpeshherë duke i thënë: “Duhesh të gjesh një zeje, me profesionin e aktrimit që e ke përzgjedh nuk do të kesh një punë të sigurt dhe gjithmonë varesh prej dikujt tjetër”, shkruan gazeta Jeta në Kosovë.

Dhe kështu kishte vepruar i biri i tij. Ai ka thënë se tashmë ka mësuar zanatin e bukëpjekësit dhe se ka një furrë buke në Amerikë ku edhe jeton.
Njëjtë si Bekim Fehmiu e shohin aktrimin edhe artistët e rinj në Kosovë.

Ata druajnë se është një profesion që paraja është e paarritshme./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.