Fundamenti

DJ Nazim Bllaca paralajmëron CD-në e re!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

S’është ndonjë DJ (di-gjej), mirëpo CD-të e tij ‘shkojnë flakë’. S’e dimë se cila muzikë i pëlqen por “tingujt” që prodhon ai kanë bërë jehonë në të katër anët.

Nazim Bllaca, dëshmitari bashkëpunuar në proceset “Bllaca I” dhe “Bllaca II”, ka treguar se ka vesh edhe për muzikë.

Në një fotografi të postuar në Facebook nga vetë Nazim Bllaca, ai shihet derisa qëndron pran një miksete, kurse në mesazhin që ia ka bashkangjitur fotos shkruan: “CD-ja e radhës”!

Uji Dea

Sigurisht se edhe kjo CD e paralajmëruar nga Bllaca do të ketë shumë “duete” dhe realizimi i saj do të jetë bërë në ndonjë odë, ku nuk mungoj as qaji i rusit!

Nëse është e vërtetë ajo që ka paralajmëruar Bllaca në këtë fotografi, “dueti” i radhës mund të arrij shumë shpejtë në “majet e toplistave” mediale dhe ato të drejtësisë, ndërsa protagonist përpos Nazimit sigurisht do të jetë ndonjë ‘hit këngëtar’! (ORAinfo)