United Hospital

Ditjon Malaj stoliset me pozitën e dytë në garat ndërkombëtare për njohurit e Gjuhës Angleze në Londër

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nxënësi Ditjon Malaj nga Gjilani, i cili ka kryer klasën e dhjetë ka shkëlqyer në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar në Londër, duke përfaqësuar shkollën International School of Prishtina në njohjen e Gjuhës Angleze.

Në këtë manifestim të diturisë kanë marrë pjesë 50 nxënës të kësaj shkolle, ndërsa prezent kanë qenë mbi 23 shtete nga mbarë bota.

Uji Dea

Ditjoni për 8 ditë qëndrimi në Londër ka treguar kualitete të larta duke u pozicionuar në pozitën e dytë, në një konkurrencë të jashtëzakonshme të fortë duke i mahnitur me diturin e tij të Gjuhës Angleze. Ditjoni me shumë modesti ka theksuar se kjo garë në Londër ishte spektakulare dhe ndihet tejet krenar me rezultatin e arritur. “Jam shumë i lumtur që kam arritur të përfaqësoj shkollën tonë dhe shtetin e Kosovës, ishte një privilegj i jashtëzakonshëm të arrishë një rezultat të tillë duke qenë pjesëmarrëse rreth 23 shtete nga mbarë bota. Jam shumë krenar edhe për shokët dhe shoqet e mia që kanë treguar dije dhe kulturë të lartë në çdo takim që kemi pasur”.

Nxënësi Ditjon Malaj është mjaft i emocionuar dhe krenar dhe gjithë këtë sukses ia dedikon familjes së tij. “Pa ndihmën e familjes sigurisht nuk kisha mundur të arrijë këtë sukses, ata më kanë përkrahur në çdo hap timin dhe këtë sukses ia dedikoj familjes dhe shtetit tim Republikës së Kosovës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.