ARKATANA

“Ditët e Mërgatës”, nisin me ekspozitën e artistëve nga diaspora e trojet shqiptare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kanë nisur aktivitetet “Ditët e Mërgatës 2024”, organizuar nga Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Gjilanit.

Aktivitetet filluan me ekspozitën “Ekzistenca” edicioni ll-të nga artistët nga mëgata në Galerinë e Arteve.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, bëri hapjen e aktivitetit “Ditët e Mërgatës” edicionin e dytë të ekspozitës me artistë nga diaspora dhe trojet shqiptare.

Leonora Morina Bunjaku, tha se artistët nëpërmjet artit po sjellin e paraqesin nga një pjesë të traditës e kulturës tonë.

Ajo falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e dhënë në kohëra të ndryshme për vendlindjen.
“Duke kontribuar në vendlindje do t’i motivoni edhe gjeneratat e reja që të vazhdojmë urat lidhëse me vendlindjen e të parëve të tyre”, tha Morina Bunjaku.

Uji Dea

Magbule Xhemaili, kuratore e ekspozitës, tha se po e përmbyllin një angazhim të përbashkët për këtë ekspozitë me 19 artistë nga diaspora e trojet shqiptare.
“Qëllimi i kësaj ekspozite është themelimi i një ure lidhëse bashkëpunimi mes artistëve nga të gjitha hapësirat kombëtare”, tha Xhemaili.

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport Kushtrim Zeqiri, tha se qëllimi i kësaj ekspozite është që veprat e bashkatdhetarëve t’i shijojmë edhe në Kosovë.

Sipas tij kjo ekspozitë është futur në programin e galerisë që do të jetë çdo vit.

Artisti Zeqirja Rexhepi, që vepron në Kanadë, tha se ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për krijuesit jashtë vendlindjes.

Ai tregoi se pas 25 vjetësh përsëri është pjesëmarrës në ekspozitë dhe është i emocionuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.