Eko Higjiena

“Ditët e Mërgatës” këtë vit në Gjilan nisin me alpinizëm në bjeshkët e Karadakut

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Organizuar nga Klubi Alpin Gjilan dhe Komuna e Gjilanit gjatë vikendit është realizuar ecja tradicionale “Ditët e Mërgatës 2019”, ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i alpinistëve të përcjellur edhe një numër i qytetarëve kureshtarë, të cilët pëlqejnë natyrën dhe ecjen nëpër te.

Në këtë ecje e cila në mënyrë simbolike është shënuar këtë vit në malet e Karadakut, është përshkruar një shteg prej rreth 6 kilometrash, ku përpos bukurive natyrore, pjesëmarrësit kanë vizituar edhe kishën e “Shën Anës”, e cila është në mesin e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare me një histori shumë të gjatë.

Hidromorava

Karvanit të alpinistëve dhe vargut të gjatë të qytetarëve pjesëmarrës-bashkatdhetarëve iu kanë bashkangjitur edhe ekipet e Ushtrisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës, konkretisht atyre të sportit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.