United Hospital

Ditëlindja e heroit tonë Rexhep Mala (1951-1984)

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Mehmetali Rexhepi – Sot, më 29 mars 1951: Rexhep Mala po të ishte gjallë, do t`i rrumbullakonte 72 vjet! Por, edhe pse nuk është në mesin tonë sikurse ne, që frymojmë, Ai është i pranishëm në trajta guximi, në trajtat më të mira e më të çiltra të atdhedashurisë: si Njëri nga kryengritësit e përjetshëm kundër robërisë, krimeve shekullore të armiqve të kombit Tij. Nuk ishte burrëruar për të kënaqur vetën, jeta e Tij i përkiste At-Dheut, kryesisht pa asnjë fije përfitimi për vetën e Tij a të ndonjë klani. Ishte fjalë pak e krejtësisht veprues. Nuk e duronte dot demagogjinë… Ishte njeri që vishej me sedrën e konkretizimit të idesë, që në dukje të parë dukej e pamundshme, e tmerrshme, e pathyeshme! E veçanta e karakterit Tij ishte drejtë për drejta …

Rexhep Mala nuk i takonte kategorisë së premtuesve; ishte tërësisht realizues përpjekjesh nga ato më të thjeshtat deri tek më të ndërlikuarat… Rexhep Mala çante akullin e trashë të vetëdijesimit e të veprimit, të demaskimit ndaj figurave të urryera shqip-folësish, që i shërbenin verbërisht ortodoksisë shtetërore serbe-sllave. Ai nuk ngurronte t`iu jepte epitete satirike, me zë të lartë ballë përballë, ndjekësve të inteligjencës së pakët shqiptare të kontekstit kur jetoi e veproi.

FIDANISHTJA

Rrethanat nuk ishin të favorshme për shtrirjen e fushë-veprimit Tij, por Ai nuk i priste “kohët më të mira!” Ne, disa shokë të Tij e dinim, që Rexhës nuk do t`i shkonte gjatë mësymja… Mirëpo, Ai nuk kishte të ndalur. Padyshim, ishte pararendësi i njësiteve guerile urbane… Ishte i vetëdijshëm për kapjen e Tij nga ndjekjet policore serbe-jugosllave, andaj, përgatitej për përballimin, së pari shpirtëror e pastaj dhe fizik të torturave të tmerrshme, që do ta prisnin në burgjet e kamp-përqendrimeve jugosllave për shqiptarë, veçmas për karakterin dhe kalibrin e një atdhetari të tillë, si e kam njohur dhe, si kam dëgjuar nga dëshmitarë të përafërt me Të, për Të, për Heroin Rexhep Mala dhe bëmat e Tija në kasaphanat e hetuesisë jugosllave! Asnjëherë nuk u ndal, që nga Demonstratat e para të Njëmijë e Nëntëqind e Gjashtëdhjetë e Tetës kur ishte fare i ri, adoleshent.

Përpjekjet e Tij me shokë, që nga “Grupi revolucionar”, deri tek Projekti për Krijimin e Partisë së Luftës, edhe pas daljes nga burgjet e rënda rrënuese, të cilat nuk kishin arritur ta gjunjëzonin Heroin tonë kombëtar Rexhep Malaj, e shpien deri tek mosdorëzimi dhe, bashkë me si-veprimtarin tjetër, dhjetë vjet më të ri, Nuhi Berisha, bënë Epopenë e “Kodrës së Trimave,” atëbotë periferi e Prishtinës!…Dy kundruall dhjetëra udbashësh e qindra policë në përballje të pabarabarta… Dhe bien me këngë në buzë në agminë e ftohtë të kallnorit 1984! Ngjarja e “Kodrës së Trimave” ishte pararendësja e pak më vonshme e UÇK-s. Rexhep Mala, i tillë do të ishte edhe po të shpëtonte nga Lufta e UÇK-s, ngase nuk mund të pajtohej me padrejtësi dhe zgjidhje gjysmake të trojeve autoktone shqiptare. Gjithsesi, Atij, do t“i ngriheshin gracka nga shërbimet e fshehta, nga klanet e pushteteve… Me përcaktimet e Tija jetike, si e njihnim Rexhep Malajn, Ai kurrë nuk mëtoi të shfaqte qëllime karrieriste për vete, as për familjarët e Tij të dashur!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.