Ditëlindja e Amerikës!

/ 1 minutë lexim

Poezi nga Sami Arifi

(Përkujtuar ngjarjen madhështore të vitit 1776

DEKLARATËN KUSHTETUESE PËR PAVARËSINË

E SHBA-ve, shënuar përvjetorin e saj në vitin 2022.)

DITËLINDJA E AMERIKËS!

Uji Dea

Në ditën me 4 korrik,
festë ka shteti i ynë mik!
I jep Botës gëzim dhe shpresë,
demokracinë s’lejon të vdes…

Me veprimin e madhështinë,
mbjellë te popujt guxim për lirinë!
Ndër popujt shemb tiraninë,
u hapë rrugë për pavarësinë…

N’ditë vështira kur u derdh gjak,
Amerika bëri hap!
E nxiti Botën mbarë,
gjakatarin për ta ndalë…

Populli ynë dje sot e n’çdo mot,
ka mikun e madh që i del zot!
Për ne rrita e popullit shqipës,
është Ditëlindja e Amerikës..