RCCOLA

Ditëlindja e Akademikut Qosja, një pasuri e madhe mbarëkombëtare

/ 2 minuta lexim

Me rastin e 87 vjetorit të lindjes së Akademikut tonë të madh Rexhep Qosja, kryetari i Shoqërisë Civile Nexhmedin Saqipi, përmes Portalit Jetapress, dha një mesazh urimi, duke i dëshiruar jetë të gjatë e të lumtur profesorit, mendimtarit dhe personalitetit më të shquar të letrave shqipe.

“Është kënaqësia ime e veçantë, t’i shprehi urimet e mija të sinqerta për ditëlindjen e Akademikut Rexhep Qosja, të cilin kam pasur fatin ta njoh edhe personalisht. Profesori im i nderuar, është një mendimtar dhe ideolog i shquar i kombit tonë, i cili për kaq dekada të veprimtarisë së tij e ka dëshmuar me krijimtaritë e tij shkencore, letrare, artistike dhe publicistike. Profesori është krenaria jonë kombëtare, ndaj edhe urojmë shëndet e jetë të gjatë e të lumtur”, tha me plot mburrje e respekt kryetari i Shoqërisë Civile Nexhmedin Saqipi, për Jetapress.

Uji Dea

“Pranoni urimet e mija i nderuari Akademik Rexhep Qosja! Ju jeni një pasuri e madhe mbarëkombëtare, ku përmes veprave tuaja na keni bërë të njohur brenda dhe jashtë shteteve, në të cilat pa dashjen tonë na copëtuar dhe na shpërndanë. Vizioni Juaj, për t’na ofruar një zgjidhje për çështjen tonë kombëtare, është i drejtë, i qëndrueshëm dhe parimor për ta çuar në vend amanetin e popullit dhe ideologëve të tij, për zgjidhjen e kauzës kombëtare”, u shpreh në përgëzimin e tij urues kryetari Saqipi.

Vlen të ceket se Rexhep Qosja është lindur më 25 qershor të vitit 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Ai është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik. Ai është autor i disa romaneve të njohura./Jetapress/