Fundamenti

Ditëlindja e 50-të e Kastriot Tushës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Tenorin e njohur shqiptar, Kastriot Tusha, 50-vjetori i lindjes e ka gjetur sërish në skenë . Me datën 14 prill ai ka festuar gjysme shekulli jete, per çfare me 15 prill eshte organizuar nje koncert ne ish Pallatin e Kongreseve ne Tirane.

Tusha eshte ndër të vetmit artistë shqiptarë që ka performuar në zhanre të ndryshëm të muzikës shqiptare.

Eco Higjiena

Duke folur per kete per mediat shqiptare, ai ka thene: “Unë mendoj që çdo artist ka kulminacionet e veta, por rasti im është pak specifik sepse unë kam filluar të këndoj që në festivalet e Pionerëve dhe deri në skenën e Teatrit të Operas. Km prekur serenatën Korçare, kam prekur Kanconetën Napolitane, kam prekur repertorin klasik operistik, gjithashtu edhe këngën qytetare deri tek Himni Kombëtar.”

Ndersa, ai nuk ka mundut te veçoje vetem një ngjarje që i ka mbetur në memorie gjatë karrierës së deri tanishme: “Janë shumë aktivitete, ku secila ka bukurinë e vet dhe mendoj që për artistin nuk mund të specifikoj çdo gjë të veçantë sepse për artistin çdo dalje në skenë ka emocionin e vetë.” /Indeksonline/