Ditë të vështira për Behramin

Trajneri i Watfordit, Quique Sanchez Flores, e ka arsyetuar vendimin për të mos ftuar mesfushorin kosovar, Valon Behrami, për ndeshjen kundër Newcastle United (1:0) që u luajt të shtunën në kuadër të FA Cup të Anglisë në futboll.
Flores ka thënë se ka qenë “vendim teknik” mospërfshirja e Behramit në ekipin prej 18 futbollistëve. “Behrami nuk është i lënduar. Ishte vendim teknik. Ne kemi 25 lojtarë dhe ne çdo javë marrim vendime të vështira për lojtarët që do të përfshihen për një ndeshje. Ftova këtë herë lojtarët që mendova se janë më të mirët”, ka thënë Flores, njofton “watfordobserver”, përcjell sot Koha Ditore.
Behrami 30-vjeçar këtë edicion me fanellën e Watfordit ka kontribuuar me një asistim në dhjetë paraqitje. Te skuadra e Watfordit ai u transferua në verën e vitit të kaluar nga skuadra e Hamburgut. Me ekipin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2018, por së fundi nuk po luan rregullisht.
Për ndeshjen e së shtunës është pritur të luajë, pasi trajneri spanjoll ua ka dhënë rastin disa lojtarëve që nuk po kanë hapësirë të madhe në Premier League. Ka kohë që raportohet për një kthim të Behramit në Serie A të Italisë.
http://koha.net/?id=6&l=92916