UBT

Ditë e shënuar dhe e paharruar për ne

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan -Është kjo ditë e shënuar dhe e paharruar për ne, e që këtë vit po e kremtojmë bashkë me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, aktin më madhor të historisë sonë kombëtare.

Ishte pikërisht 15 qershori i vitit 1999 që solli çlirimin dhe lirinë e vendit tonë. Ishte UÇK me aleatët tanë NATO të prirë nga SHBA, që në këtë ditë hynë trumfalisht në qytetin tonë të dashur me kurorën e fitores mbi regjimin e eger serbë dhe u bënë bashkë me popullin e vuajtur e liridashës të Kosovës e Gjilanit.

Është kjo ditë e shënuar dhe e paharruar për ne, e që këtë vit po e kremtojmë bashkë me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, aktin më madhor të historisë sonë kombëtare.

Janë 13 vjet udhë bashkë në liri dhe shtigje jo të lehta në ndërtimin e qytetit tonë dhe avancimin e mirëqenies suaj e zhvillimin e demokracisë pa dallim për të gjithë qytetarët tanë.

Punuam dhe po punojmë çdo ditë bashkë me ju, me mendjen dhe nderimin më të thellë për të gjithë ata dëshmorë e luftëtarë që vendosën rininë e tyre, ëndrrën e tyre më të bukur në themel të lirisë sonë, në themel të kësaj dite, të Gjilanit të lirë – ka thënë përmes Zyrës së Infomimit, në mesazhin e tij urues, për qytetarët e Gjilanit, kryetari Qemajl Mustafa, I cili ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel, për të promovuar pikërisht rezultatet e kësaj dite dhe qëllimin e veprës sublime të dëshorëve të lirisë dhe qytetarëve tanë në përgjithësi.

ARKATANA

Ai me këtë rast ka uruar gjithë qytetarët për ditën e rëndësishme të Çlirimit të Gjilanit, duke shprehur nderim për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut për liri dhe familjet e dëshmorëve të rënë.

“Mirënjohje për dëshmorët dhe heronjtë e luftës. Urojmë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, dhe gjithë qytetarët tanë që kontribuan në qfarëdo forme që të ndodhë kjo ditë e gëzimit dhe lirisë sonë.

Le të festojmë me dinjitet të gjitha së bashku. Kjo është festë e gjithë popullit dhe kujtimi I të rënëvë do të jetë I pavdekshëm.

Gëzuar ditën e lirisë, gezuar ditën tuaj!, ka uruar qytetarët e Komunës së Gjilanit, kryetari Qemajl Mustafa.

Ndryshe, kremtja e ditës së çlirimit të Gjilanit, do të përcillet me manifestime të shumta kulturore artisktike. Pas homazheve në varrezat e dëshmorëve, në ora 10.00, Kuvendi I Komunës, ora 11.00, do të mbajë një seancë solemne kushtuar kësaj dite, ndërsa më pas (ora 12.00) do të organizohet pritje për familjet e dëshmorëve dhe vetranët e luftës së UÇK-së. Ndërkaq në mbrëmje (ora 19.00) manifestimin për ditën e lirisë së Gjilanit, e përmbyll një program kulturor artistik me e solist tanë të njohur./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.