Hidromorava

Dita e Veteranëve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Seremb Gjergji – Në këtë Ditë të Veteranëve është shumë me rëndësi për secilin prej nesh që të kujtojmë shokët dhe miqtë tanë, fqinjët, kolegët e punës, shefat apo drejtorët, por edhe punëtorët dhe të gjithë ata që rrezikuan jetën e tyre në mbrojtje të vendit tonë të shtrenjtë – Kosovës.

Për arsye se këta njerëz nuk janë të famshëm apo të gjithëve nuk ua dimë emrat, nuk do të thotë se nuk i takojmë çdo ditë, flasim me ta dhe ndoshta edhe i ndihmojmë ata.

Ta shfrytëzojmë këtë ditë të sotme ta pranojmë dhe njohim guximin e tyre, sakrificën e tyre, por mbi të gjithë jetën që ata tash po kalojnë me përpëlitjet që ata bëjnë nëpër shtëpitë e tyre – pasi që kanë mbijetuar luftën.

Janë rreth 50 mijë Veteranë që sot jetojnë në Kosovë. Në një mënyrë apo tjetrën kanë luftuar dhe shërbyer për çlirimin e Kosovës. Këta djem dhe vajza kanë luftuar për vendin tonë që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe të mirat që i gëzojmë çdo ditë.
Për fat të keq Veteranët në Kosovë nuk e kanë marrë trajtimin dhe mirënjohjën e duhur për guximin e tyre.

Mobi Casa

Tash 13 vjet nga lufta, asnjëri nga ne nuk gëzon një përkrahje ligjore dhe institucionale. Askush mos të harroi se Veteranët kanë rrezikuar jetën e tyre në luftë me qellim qe populli i Kosovës sot te jetoj i lirë.

Shumë në shtatin e tyre kanë plagë nga lufta, janë me një mori pasojash të luftës, por rrallë i shohim ata të cilët në luftë kanë humbur edhe gjymtyrë të trupit. Por, dinjiteti i tyre mbi të gjitha i mbanë gjallë. Na dhëmb shumë kur disa prej tyre; rishtazi kanë filluar ta vrasin edhe vetën. Kjo është një humbje për shoqërinë dhe familjet tona. Mjaft me këto lëshime dhe anashkalime. Nuk dëshiroj që asnjë Veteranë ta vras vetën për shkak të mos-përkrahjes institucionale apo çfarëdo përkrahje tjetër. Ata janë vëllezërit dhe motrat e mija.

Sot, i lus të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndajnë pak kohë dhe ta thërrasin në telefon, apo pinë nga një kafe me një Veteranë që ata e njohin. Mos i leni të zhdukën në errësirë.

Sot i gjithë populli i Kosovës duhet t’i falënderoj këta ish-ushtarë, burra e gra, për sakrificën e tyre. Unë do vazhdoi punën në përkrahje konstante për Veteranët dhe u siguroj se do ta bëjë përkushtimin tim maksimal për ata, si shpërblim i përkushtimit të tyre për ne. Gëzuar.