Eko Higjiena

Dita e shtunë do të zgjasë 86 401 sekonda

/ 2 minuta lexim

Paris – Dita e shtunë do të zgjasë një sekondë më shumë, paralajmëruan ekspertët e astronomisë. Më 30 qershor, dita do të jetë një “grimë” më e gjatë, për të kompensuar lëvizjet e Tokës rreth vetes.

Planeti ka nevojë për pak më shumë se 86 400 sekonda për të kryer një rrotullim 360 gradë rreth vetes, por rrotullimi në aksin e Tokës ndikohet edhe nga tërheqja gravitacionale me Diellin apo Hënën.

Për të korrektuar këtë ndryshim të padukshëm me sy, rrotullimi i ri është vendosur që të zgjasë 86 401 sekonda.

RCCOLA

Për ta shpjeguar më qartë, ashtu si rrotullimi i Tokës rreth Diellit, që zgjat pak më shumë se 365 ditë, edhe ai i Tokës rreth vetes zgjat pak më shumë se 24 orë dhe kjo korrigjohet me ditën e shtuar një herë në katër vjet, në muajin shkurt, apo me shtimin e një sekonde një herë në disa kohë, siç do të ndodhë të shtunën.

”Sot, koncepti i kohës është i përcaktuar dhe i matur me orë atomike, që bëjnë të mundur që kushdo në planet të jetë saktësisht në të njëjtin orar”, deklaroi Noel Dimarcq, drejtori i sistemit “Syrte”, në Observatorin Qiellor të Parisit.