Fundamenti

Dita e parë e Ramazanit nisë me protesta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këshilli i xhematit të xhamisë në lagjen “Dardania” ka paralajmëruar protestë për të hënën, në shenjë pakënaqësie siç thonë ata të vendimeve të njëanshme të BIK-ut në Prishtinë.

Xhemati i një pjese të xhamisë në lagjen “Dardania” nuk është pajtuar as me vendimin e fundit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, që imam në këtë xhami të jetë hafës Shaban Murati.

Një pjesë e xhematit as natën e parë të Ramazanit nuk ka qëndruar rahat meqë është tentuar të pengohet falja nga pjesa tjetër që konsiderohen si përkrahës të Mustafë Bajramit. Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë tha për rajonipress se nuk ka pasur probleme të mëdha edhe pse aty kanë qëndruar 8 policë për një kohë të gjatë.

Uji Dea

Mahmuti tha se policia do të lejojë protestat paqësore dhe nuk e ka ndërmend të merret me çështjet e brendshme fetare të xhematit. Ndërkohë Këshilli i xhematit të xhamisë në lagjen Dardania ka organizuar një protestë paqësore për ditën e hënë.

Avni Daku që është nënshkruar në emër të këshillit organizativ ka thënë se qëllimi i protestës është sensibilizimi i opinionit lidhur me vendimet e njëanshme të strukturave të BIK-ut në Prishtinë. Daku ka thënë se nga kjo protestë do të sensibilizohet publiku me shkeljet e vullnetit të xhematit si dhe me shkeljet e procedurave të institucionit të BIK-ut nga vet vendimmarrësit.

Daku tha se protesta do të zhvillohet në hapësirën e xhamisë dhe fillon nga ora 12.00 derri në ora 12 e 30./rajonipress/