UBT

Dita e Evropës e gjen Gjilanin duke ia nëpërkëmbur projektet e taksapaguesve të BE-së nga pushteti lokal dhe ai qendror

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në prag të Ditës së Evropës së Schumanit, projektet e BE-së për Gjilanin po neglizhohen e përbuzen nga qeverisja komunale dhe ajo qendrore. Madje, disa prej tyre janë stopuar krejtësisht. Janë nëpërkëmbur projektet madhore si rrugët hyrëse e dalëse të qytetit, Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, projektet mbi 14 milionë euro që preket direkt sektori privat për rritje të vendeve të punës në agro-biznes dhe turizëm malor. Vetëm infrastruktura rrugore, trajtimi i ujërave të zeza dhe programet zhvillimore e komunitare kapin vlerën e mbi 78 milionë euro ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë:

Gjilanasit janë falënderues përjetë ndaj taksapaguesve europianë për mbështetjen në këto dhe mbi 10 projekte tjera, për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan/Kumanovë dhe zhvillimin e i mikroregjionit europian Gjilan/Kumanovë/Preshevë përfshirë 14 komuna ndërkufitare, start up për zejtarët, gratë dhe të rinjtë, Inkubatori i IT për të rinjtë, Tregu i Gjelbër dhe tregjet tjera në Velekincë, sikurse edhe tregjet mobile dhe ato për kafshë.

Neglizhenca, nëpërkëmbja dhe trajtimi i projekteve të Gjilanit që i sollëm në qeverisjen e LDK-së si projekte të huaja, po u kushton më së shumti qytetarëve të Gjilanit, duke mos ua përmirësuar mirëqenien e tyre, përkundër premtimeve të mëdha të partisë në pushtet, në nivel lokal dhe në atë qendror.

GRANDEMALL

Gjilanasit nuk ua kanë për borxh këtë keqmenaxhim, këtë degradim e këtë nëpërkëmbje. Edhe pse mund t’i vononi, s`mund t’i ndalni!

Një Gjilan jeton në Europë. Gjilanasit kanë kulturë europiane, por fatkeqësisht kanë qeverisje aziatike.

Gjilani meriton më shumë dhe më mirë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.