Mobi Casa

Dita e Çlirimit sivjet më ndryshe

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në Gjilan kanë nisur përgatitjet për shënimin e ditës së çlirimit, që ky qytet e feston më 15 qershor.

Selver Xhelili, drejtor për Kulturë, ka thënë të premten, në një takim të Komitetit për Kulturë, Rini, Sport dhe Çështje Gjinore se programi i sivjetmë përfshinë një koncert të muzikës serioze, një koncert për fëmijë si dhe turnirin e sportit.

Pjesë e manifestimit për ditën e çlirimit, do të jetë edhe një ansambël nga Turqia, meqenëse Gjilani është i binjakëzuar me disa komuna të regjionit të Brusës, ka thënë Xhelili.

Komiteti për Kulturë, ndërkaq i ka ofruar gjithë gatishmërinë e tij Drejtorisë së Kulturës, në përgatitjen e programit për ditën e çlirimit të Gjilanit, ndërkohë që është kërkuar që motoja e manifestimit të jetë e ndërlidhur me 100-vjetorin e pavarësisë.

Tahir Arifi, kryesues i KKRS ka thënë se të gjitha manifestimet kulturore të sivjetme duhet të ndërlidhen me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, që është ngjarja më e madhe kombëtare e këtij viti.

Eco Higjiena

Përndryshe, manifestimi “Ditët e Agimit”, që mbahet në Zhegër, ka përfunduar në mënyrën më të mirë. Te ky manifestim, barrën kryesore për pjesën organizative e ka bart Këshilli i fshatit, ndërsa Zyra e Kryetarit dhe DKRS janë përkujdesur për anën financiare, ka thënë Xhelili.

“Ditët e Agimit” janë mbajtur sipas një programi tashmë të standardizuar, që përfshin disa aktivitete, ndërkaq e veçanta e tij sivjet ka qenë zbulimi i bustit të dëshmorit Agim Ramadani, emrin e të cilit e mban shkolla në këtë fshat, ka thënë Arifi.

Arifi, sikurse edhe Arzie Nuhiu, Shpresa Hajdari dhe të tjerët, kanë thënë se ky manifestim është mirë që në të ardhmen të merr një shtrirje më të gjerë dhe të mos lokalizohet vetëm në Zhegër.

Ndoshta “Muza e Agimit” si pjesë përbërëse e këtij manifestimi përkushtues, do të ishte mirë të mbahet në Gjilan, ashtu sikurse ka qenë më herët, ka thënë Tahir Arifi, në mënyrë që “Ditët e Agimit” të dalin përtej kornizës lokale./rajonipress/