HW

“Dita D” për votat e diasporës dhe për Nismën, rivendos PZAP-i

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjykata Supreme e ka parë si të ligjshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4 mijë e 639 votave të diasporës, kështu ka anuluar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), i cili e kishte parë si të pabazuar kërkesën e Vetëvendosjes. Çka do të thotë rinumërimi i këtyre votave për Nismën?

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa pritet të mblidhet sot dhe të marrë vendim për numërimin e rreth 5 mijë votave të diasporës, të cilat kishin arritur në Kosovë me vonesë, pavarësisht që ato ishin nisur me kohë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Përveç këtyre votave të diasporës, të gjitha votat tjera tashmë janë numëruar, ndonëse edhe më tej nuk do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për “Zërin” se ka përfunduar numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta dhe numërimi i votave në 4 vendvotime, të cilat kishin shkuar në rinumërim.

ARKATANA

Elezi ka thënë se për çështjen e numërimit të rreth 5 mijë votave të diasporës duhet të rivendosë PZAP-i dhe se KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimin që merr ai. “Sipas vendimit, PZAP-i duhet të rivendosë lidhur me çështjen në fjalë. Shpallja e rezultateve nuk mund të bëhet pa u marrë një vendim nga PZAP-i, prandaj edhe duhet që të presin vendimin për të proceduar me hapat e tjerë”, ka deklaruar ai.

Njohës të çështjeve politike në vend kanë vlerësuar se procesi i numërimit të votave ka qenë i zvarritur. Sipas tyre, për shkak të këtyre zvarritjeve me vonesë do të bëhet edhe formimi i institucioneve.

Përndryshe, pas numërimit të këtyre votave të diasporës nga Vetëvendosja thonë se presin thellim të fitores, derisa nga koalicioni AKR – Nisma thonë se ato do të jenë përcaktuese nëse ky koalicion do të kalojë pragun./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.