United Hospital

Distancohet nga grupi i AAK-së, Ibish Ibishi edhe zyrtarisht vepron i pavarur në Kuvend

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – I distancuar nga grupi i këshilltarëve të AAK-së, shkak mos koordinimi i mjaftueshëm për temat për Kuvend, vendimet i marr veçmas grupit, fundja edhe si i pavarur mund të jap kontributin tim e që asnjëherë nuk do të jem kundër vendimeve që qojnë përpara zhvillimin komunal dhe do t’i jap përkrahje të pakursyer zgjidhjes së problemeve me të cilat po ballafaqohemi kohë pas kohe, duke mos i dhënë kahe politike asnjë çështje që dmth pa dallime, por që janë në interes të të gjithëve thotë Ibish Ibishi.

Ibishi thotë se gjithashtu do të angazhohem që problemet e qytetarëve të trajtohen ashtu siç e kërkon nevoja dhe kërkesa e qytetarit të jetë prioritet në mënyrë që ta shohin edhe qytetarët se angazhohemi edhe për zgjidhjen e nevojave – kërkesave të tyre. “Fundja na e kanë dhenë besimin për me u interesua edhe për ta! Nuk kam analizuar fare se si do të funksionoj asambleja dhe a do të ketë probleme lidhur me funksionimin normal. Mendoj se për këtë nuk më takon mua të flas, por një gjë e di se organet komunale duhet të organizohen në atë formë që të mos ketë problem për të funksionuar normal. Se a është i ndikuar politikisht, këtë nuk e kam vërejtur sepse aty ka hapësirë të mjaftueshme për të debatuar, bile në shumë raste edhe me tejkalue normalen si të gjuhës që përdoret poashtu edhe koha që shpenzohet në debat e që të bënë përshtypje se je në zgjidhje të ndonjë problemi personal”.

Uji Dea

“Unë si politikan pa përvojë për sa i përket interesave klanore, nuk po e kuptoj se si mundet dhe pse të shfrytëzohet një organ siç është Asambleja për të realizuar interesa grupore. Ka hapësirë për të debatuar edhe për probleme qytetare, mirëpo përkundër gjitha këtyre mendoj se aty nuk është vendi për të debatuar për probleme personale apo klanore apo edhe për të kaluarat si dhe thashethemet që po na marrin kohë të gjatë deri sa i qasemi çështjeve për të cilat realisht janë në rend dite për debat sepse fundja Asambleja komunale është organi më i lartë i komunës e cila duhet të sjell vendime për ato politika që qojnë në zhvillim komunal dhe që u japin kahe zgjidhjes së problemeve qytetare fundja për këtë edhe jemi të zgjedhur” tha Ibish Ibishi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.