RCCOLA

Diskutojnë për të përmirësuar shërbimet publike

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Agim Salihu udhëheqës i njësisë për përmirësimin e shërbimeve komunale pranë projektit DEMI , ka thënë se është përgjegjësi dhe qëllim i secilës komunë që t`i ushtroj kompetencat dhe përgjegjësitë e veta që janë paraparë me ligj. Një prej përgjegjësive shumë të rëndësishme dhe e cila direkt i atakon qytetarët është ofrimi i shërbimeve.

Në takimin e organizuar nga USAID / DEMI , për Prezantimin dhe Hartimin e Planit të Veprimit në përmirësimin e Shërbimit të Ndriçimit Publik në komunën e Kamenicës pjesëmarrës ishin , Agim Salihu udhëheqës i njësisë për përmirësimin e shërbimeve komunale pran projektit DEMI si dhe këshilltarja regjionale për qeverisje lokale Laura Bahtiri.

Në këtë takim morën pjesë komuna e Kamenicës dhe komuna e Novobërdës . Qëllimi i këtij takimi ishte që grupi punues nga komuna e Kamenicës të punoj bashkërisht në hartimin e planit për përmirësimin e shërbimit të ndriçimit publik prioritet ky i identifikuar nga lidershipi i komunës.

Agim Salihu udhëheqës i njësisë për përmirësimin e shërbimeve komunale pranë projektit DEMI , ka thënë se është përgjegjësi dhe qëllim i secilës komunë që t`i ushtroj kompetencat dhe përgjegjësitë e veta që janë paraparë me ligj . Një prej përgjegjësive shumë të rëndësishme dhe e cila direkt i atakon qytetarët është ofrim i shërbimeve.

Uji Dea

Ai me tutje foli për metodologjinë më të mirë për të hartuar një plan adekuat i cili do të përmirësonte shërbimet komunale. Hartimi i planit të veprimit për përmirësimin e shërbimit të ndriçimit publik duhet të bëhet duke përfshirë të gjithë akterët relevant në komunë: administratën komunale apo zyrtarët komunal, shoqërinë civile si dhe ekspert të asaj lamie të cilët janë të lidhur direkt në shërbimin e caktuar.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Hysen Jerliu tha se ne shpresojmë që ky projekt nuk do të mbetet vetëm në letër, por do të zbatohet edhe në praktike. Hartimi i Planit për Përmirësimin e Shërbimit të Ndriçimit Publik nuk është i rastësishëm ngase ky projekt është identifikuar si shërbim që duhet të përmirësohet dhe se është në dobi të qytetarëve. Shërbimi në fjalë është i përkrahur edhe nga kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli .

Grupi punues për përmirësimin e shërbimit të ndriçimit publik është i përbërë nga, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe njëherit Koordinatori i grupit Hysen Jerliu , Burim Krasniqi anëtar, Xhavit Kërqeli anëtar, Fisnik Kastrati anëtar, Vjollca Matoshi anëtare , Fadil Gashi anëtar , dhe Adhurim Maka anëtar./rajonipress/