UBT

Diskutohet propozim – rregullorja për barazi gjinore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Grupi komunal i grave në Kamenicë në bashkëpunim me zyrtaren për barazi gjinore Teuta Kastrati, kanë organizuar një debat publik me qytetarë për të diskutuar draft rregulloren komunale për barazi gjinore .

Debati publik u ndoq nga përfaqësuesja e njësisë komunale për të drejtat e njeriut, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë, zyra ligjore komunale, delegate të kuvendit dhe përfaqësuesve të grupit të grave.

Mobi Casa

Gjatë debatit, pjesëmarrësit patën mundësinë të adresojnë pyetjet dhe propozimet tek zyrtarja e barazisë gjinore e cila ka bërë prezantimin e draft-rregullores.

Kjo rregullore do t’i dorëzohet zyrës ligjore dhe pastaj do të procedohet në mbledhjen e komitetit për politikë dhe financa dhe në mbledhjen e kuvendit komunal për shqyrtim dhe aprovim./rajonipress/

Mund të ju interesoj: