Hidromorava

Diskutohet plani për menaxhimin e mbeturinave

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi tha se ky draft plan është shumë i rëndësishëm në menaxhimin e mbeturinave duke theksuar se plani për menaxhimin e mbeturinave mund të përmirësohet edhe me tej me kontributin e të gjithëve.

Komuna e Vitisë konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me projektin Zvicër Kosovë për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS që implementohet nga Helvetas ka mbajtur të enjten diskutimin publik lidhur me planin për menaxhimin e mbeturinave ku kanë marrë pjesë qytetarë të Komunës së Vitisë, përfaqësues të bizneseve si dhe grupeve të tjera.

Në këtë takim është prezantuar dhe diskutuar Draft Plani për Menaxhimin e Mbeturinave dhe më pas janë formuar disa grupe punuese të cilat dhanë rekomandime për të përmirësuar këtë draft plan.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi tha se ky draft plan është shumë i rëndësishëm në menaxhimin e mbeturinave duke theksuar se plani për menaxhimin e mbeturinave mund të përmirësohet edhe me tej me kontributin e të gjithëve.

Arifi ndër tjerash falënderoi Projektin LOGOS për ndihmën dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm të ofruar Komunës së Vitisë dhe qytetarëve të saj. Merita Barileva nga Projekti LOGOS tha se implementimi i projekteve që janë bërë deri me tani në Komunën e Vitisë nga projekti LOGOS është bërë falë taksapaguesve zviceran duke shtuar se në hartimin e këtij draft plani ky projekt ka ndihmuar me ekspertizës dhe se puna kryesore është bërë nga Drejtoria për Shërbimet Publike dhe Emergjencës.

Ndërsa Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Agimi Haziri duke bërë prezantimin e këtij draft plani tha se Komuna e Vitisë dhe Hanit të Elezit janë komunat e para në Kosovë që kanë hartuar një plan të tillë për menaxhimin e mbeturinave.

UBT

Ai tha se në bazë të këtij plani parashihet që çmimi për grumbullimin e mbeturinave për amvisëri të jetë 3 € në muaj ndërsa për bizneset 6 € , por qytetarët u shprehen se çmimi për bizneset është shumë i vogël nëse merret parasysh sasia e mbeturinave që krijohet nga to.

Haziri ndër të tjerash tregoj se si do të funksionon sistemi për menaxhimin e mbeturinave duke potencuar se Komuna planifikon që të bëhet shërbimi derë me derë dhe atë me kontinjerë të plastikës, por shtoi se Institucionet Komunale janë duke menduar të themelojmë një ndërmarrje publike komunale për grumbullimin e mbeturinave si dhe të shtrij grumbullimin e saj në 95% e territorit të komunës së Vitisë. “Ky plan nuk mund të realizohet pa ndihmën e qytetarëve tanë . Ndërsa Komuna e Vitisë është e priveligjuar se ka një plan të tillë ku synohet të bëhet një menaxhim i mirë mbeturinave dhe të kemi një ambient sa më të pastër, gjithashtu kemi paraparë që të nënshkruajmë një marrëveshje me gjykatat që procedurat gjyqësore që lidhën me çështjen e mbeturinave të mos vonohen dhe të merren masat e menjëhershëm” u shpreh Haziri.

Gjatë këtij takimi është hapur edhe një diskutim publik ku qytetarët kanë diskutuar rreth këtij plani. Nazim Mehmeti koordinator i qytetit të Vitisë kërkoj që komuna të mendoj edhe rreth mbeturinave të ngurta dhe varrezave të kafshëve.

Disa nga qytetarët kërkuan që Inspeksioni të jetë më aktiv dhe të ndëshkohen ata të cilët ndotin ambientin. Imer Emerllahu nga LDK tha se tarifat e përcaktuara në këtë draft plan janë të arsyeshëm, por kërkoj që ky plan të implementohet dhe të mos mbetet në letër.

Pas prezantimit të këtij draft plani dhe diskutimit të pjesëmarrësve qytetarët janë ndarë në grupe punuese të cilët më pastaj kanë dhënë rekomandime se si mund të përmirësohet edhe më tej ky plan. /rajonipress/