Fundamenti

Diskutohet për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Ajnoc dhe Berivojcë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Qytetarët në këto fshatra kishin kërkesa si: asfaltim të rrugëve, ndriçim, rregullim të urave, lëvizje dhe rregullim të shtyllave elektrike, rregullim të kanalizimit, trotuar, tabela orientuese, shenja të kufizimit të shpejtësisë.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Ajnoc dhe Berivojcë.


Pjesëmarrës në këtë dëgjim ishin: Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Nënkryetarja për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, asambleisti Hasan Krasniqi, banorë të fshatrave Ajnoc dhe Berivojcë.

Drejtoresha Ardita Dërmaku në këto dëgjime ka kërkuar nga banorët e këtyre fshatrave atyre që t’i paraqesin kërkesat për lokalitetet ku jetojnë.

“Sipas njoftimeve dhe ftesave që u kemi bërë arsyeja kryesore e këtij takimi është që përmes juve t’i marrim projektet prioritare që mendoni se janë të rëndësishme për vendet tuaja. Jemi në fazën e dëgjimeve buxhetore, ku përmes këtyre takimeve që ne po organizojmë do t’i marrim të gjitha kërkesat dhe pastaj do t’i shqyrtojmë ku ato më me prioritet do t’i vendosim në listën e projekteve për vitin 2024. Ne krahasuar me vitin 2023 kemi rritje prej 17,48% për vitin 2024. Do të kemi rritje edhe në investime kapitale, si dhe në subvencione”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati në fjalën e tij theksoi se në muajin shtator do t’i përfshijnë kërkesat më me prioritet në buxhet.

“Qëllimi i këtij takimi është që ne t’i marrim kërkesat tuaja dhe pastaj në muajin shtator ato që janë të mundshme t’i parashohim në buxhetin e vitit 2024. Nëse keni kërkesa për infrastrukturë, investime kapitale, paraqitni kërkesat, dhe në do t’i shqyrtojmë ato”, shtoi ai.

Ndërsa Nënkryetarja Aleksandra Jovanovic, theksoi se prania e banorëve është shumë e rëndësishme pasi që takimi ka të bëjë me planifikim të buxhetit.

“Prezenca juaj do të na ndihmojë për çështjen e buxhetit për vitin 2024. Qëllimi ynë është që në mënyrë efikase ta përdorim dhe shfrytëzojmë buxhetin. Nëse keni kërkesa, propozime, ide lirisht mund t’i lajmëroheni. Obligimi jonë është që ta bëjmë një buxhet ashtu siç janë kërkesat e komunitetit dhe ai buxhet të jetë sa më efikas, dhe të përmirësojmë kushtet e jetës për secilin në komunitet”, shtoi ajo.

Qytetarët në këto fshatra kishin kërkesa si: asfaltim të rrugëve, ndriçim, rregullim të urave, lëvizje dhe rregullim të shtyllave elektrike, rregullim të kanalizimit, trotuar, tabela orientuese, shenja të kufizimit të shpejtësisë./rajonipress/