Hidromorava

Diskutohet për draft planifikimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor për vitin 2023

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dëgjimin e parë publik me qytetarë, sot e mbajtëm para shumë grave dhe OJQ-ve të Gjilanit për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023. Para një numri të madh të grave, sot prezantuam draft planifikimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor për vitin 2023 ka shkruar Riad Rasshiti drejtor për buxhet dhe financa.

Postimi i plotë:

Gjatë këtij takimi u shtruan shumë kërkesa dhe propozim projekte për avancimin e gruas në secilën fushë dhe nga OJQ-të që ofrojnë shërbime të ndryshme për gratë, pensionistët, bizneset, si dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Eco Higjiena

Ne si drejtori për buxhet dhe financa do të analizojmë dhe shqyrtojmë mundësinë e përfshirjes së buxhetin komunal për vitin 2023, të disa nga kërkesat me prioritet për secilën kategori.

Synim i yni është përfshirja e barabartë e gjinisë femërore në planifikim, programim dhe realizim të buxhetit komunal për vitin e ardhshëm.
Bashkë mund të bëjmë më shumë ka thënë Riad Rashiti./rajonipress/