FIDANISHTJA

Diskutohet me qytetarë Projekt-Buxheti për vitin 2024 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me: asfaltim të rrugëve, kanalizim, ujësjellës, ndërtim të urave, ndriçim, zgjidhje për mirëmbajtje të varrezave, rregullim i çatisë dhe rrethojës së shkollës në Hodonoc, sallë sportive në Hodonoc, ndërtim të parqeve, pastrimi i shtratit të lumenjëve në Roganë, ndërtimi i çerdhes në Roganë, eliminimi i deponive ilegale për mbeturina në Roganë, zhvendosja e shtyllave elektrike nga rruga kryesore në Roganë, zgjidhje për nxënësit që po i bartin çantat e rënda në Roganë, shtëpi të kulturës në Roganë, një kuvend për të rinjët.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë.

Pjesëmarrës në këto dëgjime ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore.

Drejtoresha Ardita Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2024. Ajo ka kërkuar nga banorët e këtyre fshatrave që të paraqesin projektet e tyre, pasi që ata i dinë më së miri se çka kanë nevojë për lokalitetet e tyre.

“Arsyeja kryesore e këtij takimi është që përmes juve t’i marrim projektet prioritare që mendoni se janë të rëndësishme për vendet tuaja, pasi që ju jeni ata që i dini më së miri këto prioritete. Vitin e kaluar ishim tek ju, ku i morëm prioritetet tuaja dhe pas përfundimit të dëgjimeve buxhetore përpiluam një raport me kërkesat të cilt kishin prioritet e të cilat i vendosëm në projekt buxhet. Ne krahasuar me vitin 2023 kemi rritje prej 17,48% për vitin 2024. Do të kemi rritje edhe në investime kapitale si dhe në subvencione”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

I pari i komunës, Kadri Rahimaj, në fjalën e tij ka falënderuar banorët e këtyre fshatrave, duke thënë se në këto vende janë bërë projekte, të cilat banorët i kanë prezantuar vitin e kaluar në dëgjime.

“Ne vitin e kaluar kemi mbajtur 20 dëgjime buxhetore dhe këtë vit e kemi rritur numrin e dëgjimeve por është rritur edhe pjesëmarrja juaj në krahasim me vitin e kaluar, andaj ju ftoj t’i paraqitni projektet, sepse sikurse vitin e kaluar që ju kemi dëgjuar dhe kërkesat tuaja i kemi vendosur në buxhet, këtë do ta bëjmë edhe këtë vit. Për herë të parë në Komunën e Kamenicës, buxheti është votuar nga të gjitha subjektet politike sepse kanë qenë të përfshira projektet e juaja, dhe presim edhe këtë vit të votohet. Komuna e Kamenicës fatmirësisht ka rritje buxhetore e sidomos tek kategoria e investimeve kapitale. Pra kemi rritje 100% dhe kjo nënkupton më shumë punë, më shumë projekte në Kamenicë”, ka thënë ai duke prezantuar punët që janë bërë vitin e kaluar.

Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me: asfaltim të rrugëve, kanalizim, ujësjellës, ndërtim të urave, ndriçim, zgjidhje për mirëmbajtje të varrezave, rregullim i çatisë dhe rrethojës së shkollës në Hodonoc, sallë sportive në Hodonoc, ndërtim të parqeve, pastrimi i shtratit të lumenjëve në Roganë, ndërtimi i çerdhes në Roganë, eliminimi i deponive ilegale për mbeturina në Roganë, zhvendosja e shtyllave elektrike nga rruga kryesore në Roganë, zgjidhje për nxënësit që po i bartin çantat e rënda në Roganë, shtëpi të kulturës në Roganë, një kuvend për të rinjët.

Të gjitha kërkesat e tyre u evidentuan dhe ato më me prioritet do të inkorporohen në projekt buxhet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.