Fundamenti

Diskutohet me banorët e fshatrave Drobesh dhe Smirë rreth buxhetit dhe prioriteteve për investime

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në fshatrat Drobesh dhe Smirë janë mbajtur dje diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2018-2020. Gjatë këtyre diskutimeve publike zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Ibrahim Rama, Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim pos që kanë njoftuar qytetarët rreth procedurave të hartimit të draft buxhetit për vitin në vijim ata kanë kërkuar nga qytetarët që të paraqesin nevojat e tyre për investime.

Hasan Aliu gjatë këtyre diskutimeve publike tha se kjo komunë përmes këtyre diskutimeve publike jo vetëm që po e përmbush një obligim ligjor ku parashihet së paku mbajtja e 3 diskutimeve me qytetarë rreth buxhetit por ajo po e tejkalon atë ku vetëm gjatë këtij viti do të mbahen 26 diskutime publike për planifikimin e buxhetit komunal.

Ai shtoj se këtë po e bëjnë me qëllim që mjetet për investime kapitale të ndahen sipas prioriteteve të cilët përcaktojnë vetë qytetarët por bëri me dije se buxheti në këtë drejtim është i kufizuar dhe nuk plotëson nevojat e të gjithë lokaliteteve.

Megjithatë zv. Kryetari Aliu tha se përmes projekteve të ndryshme të cilët do të realizohen në bashkëpunim me nivelin qendror dhe donatorët e ndryshëm ata do të realizojnë projekte të shumta në të mirën e qytetarëve.

Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim pasi i njoftoj qytetarët me draft buxhetin komunal për vitin 2018 dhe atë të ndarë në kategoritë e ndryshme buxhetore shtoj se me kërkesën e qytetarëve kjo qeveri komunale ka asfaltuar rreth 130 rrugë pa lënë anash projekte në fushat e tjera. Megjithatë edhe ai tha se buxheti komunal i vitit në vijim edhe pse ka shënuar rritje është më i vogël. “Buxheti komunal i vitit 2018 do të jetë më i madh. Por Qeveritë nuk mbahen mend se sa kanë pasur mjete financiare kanë pasur në dispozicion por si e kanë shfrytëzuar atë”, tha Rama.

Mobi Casa

Kurse në pjesën e dytë të këtyre diskutimeve publike banorët e fshatit Drobesh pos që parashtruan disa pyetje që kanë të bëjnë kryesisht me investimet komunale ata kërkuan nga komuna e Vitisë që të ndërtohet një objekt i ri shkollor dhe që nxënësit të vazhdojnë mësimin deri në klasën e nëntë.

Gjithashtu ata kërkuan që për sigurinë e këmbësorëve të bëhet një mbi apo nënkalim, të asfaltohen disa rrugë lagjore, të rregullohen rrugët bujqësore. Banorët e Drobeshit kërkuan nga përfaqësuesit e institucioneve komunale që të bisedojnë me Zyrtarët Policor që të bëhen më shumë patrullime pasi që ngasësit e veturave po vozisin me shpejtësi të madhe dhe po rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Kurse banorët e fshatit Smirë kërkuan të bëhet rivitalizimi i urës në rrugën “Dëshmorët e 5 Prillit”, rregullimin e rrugës që lidhë Smirën me fshatin Goshicë por edhe me lokaliteti të tjera, rregullimin e rrugës bujqësore deri të varrezat e fshatit Drobesh si dhe të sigurohet një mjek që punon me orar të plotë në ambulanten e fshatit.

Gjithashtu Smirasit kërkuan që komuna të siguron edhe një parcelë shtesë që të rritet sipërfaqja e varrezave të fshatit si dhe të ndërtohet një fushë sportive për futboll të vogël./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.