Fundamenti

Diskutohen sfidat e Zhvillimit Ekonomik dhe Planifikimi Strategjik në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar debatin me temën: Sfidat e Zhvillimit Ekonomik dhe Planifikimi Strategjik në Komunën e Kamenicës.

Në këtë debat kanë marrë pjesë: Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, projekt menaxheri i OJQ-Dardanapres, Sherafedin Vranja, përfaqësues të Qendrës për përkrahje të Bizneseve, përfaqësues të bizneseve lokale, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.

Qëllimi i organizimit të debatit ishte diskutimi me bizneset lokale dhe institucionet komunale lidhur me infrastrukturën ligjore, zbatimin si dhe sfidat, vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarive të tyre biznesore.

Fundamenti

Si rekomandime të dala nga debati janë: aktivizimi i Qendrës së Bizneseve, mungesa e punëtorëve, rënia e punës në përgjithësi si rezultat i ngritjes se çmimeve dhe zvogëlimit të ndërtimeve, problemet pronësore, destinimi i tokave, mungesa e shërbimeve të domosdoshme (uji, rryma, kanalizimi), punësimi i personave me aftësi të kufizuara në sektorin publik dhe privat, ndryshimi i kritereve për personat me aftësi të kufizuara gjatë aplikimit për punë dhe subvencione, shqyrtimi i kërkesave të bizneseve drejtuar organeve komunale dhe kthimi i përgjigjeve brenda afateve ligjore.

Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.