Fundamenti

Diskutohen caqet e përgjithshme të të hyrave vetanake

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Naser Hashani tha se gjatë planifikimit të buxhetit për vitin 2013, do të ketë fleksibilitet në planifikimin e të hyrave vetanake nëpër kategoritë ekonomike ( duke përjashtuar kategoritë ekonomike paga dhe mëditje).

S`i pjesë e Seksionit për Qeverisje lokale “Mbështetja qendrore – dialogu lokal për ushtrimin efektiv të kompetencave komunale” projektit në Kamenicë, Ekipi Komunal i OSBE-së ka organizuar një punëtori komunale në përgatitjen e procesit buxhetor me kuvendin komunal dhe anëtarët e komitetit për politikë dhe financa.

Zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, ka thënë se qarkorja interne është përcjellur në të gjitha drejtoritë komunale dhe Kryetarit të komunës. KAB-i është dokument i nivelit të lartë strategjik komunal, i cili paraqet vendimet komunale lidhur me caqet e përgjithshme të të hyrave vetanake dhe shpenzimeve, si dhe mënyrën se si do të bëhet ndarja në mes të kategorive kryesore ekonomike për të përmbushur strategjinë zhvillimore afatmesme.

UBT

Ai tha se gjatë planifikimit të buxhetit për vitin 2013, do të ketë fleksibilitet në planifikimin e të hyrave vetanake nëpër kategoritë ekonomike ( duke përjashtuar kategoritë ekonomike paga dhe mëditje).

Gjatë seminarit, në mesin e pjesëmarrësve në këtë punëtori është diskutuar procesi i buxhetit komunal linja buxhetore 2012 (në krahasim me vitin 2011), dhe korniza afatmesme 2013-2015.

Përveç kësaj, diskutimet e hapura rreth procesit të buxhetit komunal dhe konsultimeve publike u zhvilluan, ku u njoftuan më gjerësisht të pranishmit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.