Eko Higjiena

Diskutime publike për planifikimin e buxhetit në Pozheran dhe Sadovinë të Çerkezëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë, ka vazhduar dje me ciklin e diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal 2018-2018 dhe atë në Pozheran dhe Sadovinë të Çerkezëve. Fillimisht gjatë këtij takimi banorët janë njoftuar me draft buxhetin komunal për vitin në vijim dhe ndarjen e saj në kategoritë e ndryshme buxhetore, në veçanti edhe në kategorinë e Investimeve kapitale. Në pjesën e dytë të këtij takimi banorët kanë shprehur kërkesat dhe nevojat e tyre për investime.

Zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu gjatë këtyre diskutimeve publike bëri me dije se Komuna e Vitisë, mbetet e vendosur që listën e investimeve kapitale të bëjë në bashkëpunim me qytetarët e saj, duke potencuar se nevojat e qytetarëve janë më të mëdha sesa mjetet buxhetore. “Jemi të vendosur të bëjmë ndarjen e drejtë të buxhetit komunal. Por duhet të kemi parasysh se kemi lokalitete ku nevoja për investime janë më të mëdha, por gjithashtu duhet të kemi parasysh se për vitin në vijim në kategorinë e investimeve kapitale janë 2 milion e 213 mijë euro dhe sigurisht se po të investonim këto mjete vetëm në një lokalitet prapë do të kishim kërkesa nga qytetarët”, u shpreh Aliu.

Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim tha se 90% e buxhetit komunal në vlerë prej 9 milion e 800 mijë euro vjen nga niveli qendror dhe se ajo ndahet në tri kritere bazë si: numri i banorëve, numri i nxënësve dhe vizitat mjekësore në institucionet shëndetësore.

E Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, i cili morri edhe pjesë në diskutimin publik për planifikimin e buxhetit komunal në Pozheran tha se institucionet komunale kanë realizuar disa projekte më rëndësi në këtë lokalitet duke përmendur ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërtimin e sheshit, asfaltimin e disa rrugëve lagjore, pavarësimin e shkollës si dhe projektin për ndërtimin e objektit të ri shkollor si dhe stadiumin.

FIDANISHTJA

Kurse Pozheranasit kërkuan që komuna e Vitisë, të bënë asfaltimin e disa rrugëve lagjore, të vendosët një pikë e shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit, të bëhet ndriçimi publik nëpër lagje si dhe që qendra kryesore e mjekësisë familjare në Pozheran të pajiset me një autoambulancë e cila do të ishte 24 orë në gjendje gatishmërie për rastet emergjente.

Gjithashtu ata kërkuan që të shikohen mundësitë buxhetor e të bëhet ndërtimi i një çerdhe, të ndërtohet trotuari nga shkolla e parë shqipe deri të “Ura e Kurteshit”, të bëhet rregullimi i disa rrugëve bujqësore si dhe të bëhet kyçja e të gjithë qytetarëve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Kurse banorët e fshatit Sadovinë të Çerkezëve, kërkuan që të realizohen disa projekte infrastrukturore si asfaltimi i rrugëve lagjore, në veçanti segmenti i rrugës së “Rekofcit”, të bëhet kyçja individuale e qytetarëve në rrjetin e ujësjellësit, të ndërtohet një trotuar për sigurinë e nxënësve, të bëhet rregullimi i rrugëve bujqësore si dhe të bëhet ndriçimi publik në gjitha rrugët e fshatit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.