Eko Higjiena

Diskriminimi sistematik i Krahinës Shqiptare të Luginës së Preshevës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Bujanoc -Para disa ditësh ishim dëshmitarë të ngjarjeve të fundit, që u zhvilluan në Krahinën Shqiptare, në Luginë të Preshevës në përgjithësi, e në qytetin e Preshevës në veçanti.

Lapidari i UÇPMB-së i vendosur para objektit të Komunës në Preshevë, ishte caku i tërë ngjarjeve që pasuan më pas deri në heqjen e Tij të dhunshme nga ana e xhandarmërisë serbe.

Heqja me dhunë e lapidarit nga ana e policisë serbe dhe qëndrimi tanimë i njohur i Daçiqit, dëshmojnë edhe njëherë se sa shumë është antishqiptare pushteti dhe shteti i Serbisë.

LPD dënon aktin e heqjes me dhunë të lapidarit dhe kërkon nga shqiptarët të mos provokohen e të mos bien pre e akteve qyqare të cilat e karakterizuan shtetin dhe xhandarmerinë serbe në ditën e intervenimit të 20 Janarit 2013.

Uji Dea

Serbia e hoqi fizikisht lapidarin nga vendi i tij në Preshevë, por e ngriti nga një lapidar të UÇPMB-së në zemrën e çdo shqiptari kudo nëpër botë;
LPD kërkon unitet kombëtar, qytetar e politik të popullit të Krahinës shqiptare të Luginës së Preshevës dhe paralajmëron Serbinë dhe politikën e politikanët antishqiptar aktual në pushtet, që të kenë kujdes me këtë Krahinë shqiptare, se nuk dorëzohemi dhe se patjetër do t’i gëzojmë të drejtat tona, që na garantohen me norma e konventa ndërkombëtare;

LPD kërkon nga Shqipëria, Kosova dhe faktori politik shqiptar në Maqedoni që të jenë më aktiv në mbrojtje të Krahinës shqiptare, Luginës së Preshevës nën Serbi;
LPD kërkon nga faktori ndërkombëtar e në veçanti nga SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia etj., që të jenë garantuese të proceseve demokratike në Krahinën Shqiptare të Luginës së Preshevës, sepse Serbia është e njohur që nuk respekton marrëveshjet e arritura;

LPD kërkon nga mekanizmat euroatlantike, që të mos lejojnë hyrjen e Serbisë në mekanizmat relevantë e veçanërisht në BE, derisa ajo nuk garanton sjellje demokratike e qytetare ndaj Krahinës Shqiptare të Luginës së Preshevës.

Ne shqiptarët jemi autokton në Krahinën Shqiptare të Luginës së Preshevës. Kjo është toka jonë. Ne Atdhe tjetër nuk kemi. Këtu i kemi varret e të parëve tanë, këtu kemi derdhur gjakun e luftës për të drejta e barazi kombëtare, në uniformën e shentjë të emblemës së UÇPMB-së dhe këtu do të jemi përgjithmonë thuhet në njoftimin e LPD-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.