Fundamenti

Diskriminim ndaj mediave shqipfolëse në Bujanoc, Rexhepi kërkon anulimin e konkursit të bashkëfinancimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Enkel Rexhepi ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot kërkesë zyrtare për anulimin e konkursit për bashkëfinancimin e projekteve mediatike për vitin 2025, të shpallur nga Komuna e Bujanocit.

Sipas tij kjo kërkesë bazohet në shkeljen e dispozitave të nenit 21 dhe 25 të Ligjit për Këshillat Kombëtare, pasi në këtë proces nuk është kërkuar mendimi i KKSH-së, pavarësisht se projektet e propozuara për financim përfshijnë edhe prodhime në gjuhën shqipe.

“Për më tepër, përmes propozimit të bërë nga komisioni vlerësues, është evidentuar mungesa e qasjes së barabartë ndaj mediave që informojnë në shqip. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve është propozuar të ndahet për media që nuk ushtrojnë veprimtari reale në territorin e Komunës së Bujanocit, përfshirë edhe media nga qyteti i Vranjës, ndërkohë që mediat lokale në gjuhën shqipe janë lënë anash”, ka shkruar Rexhepi në një postim në Facebook.

Eco Higjiena

Rexhepi ka shtuar se kjo është e papranueshme në një komunë me shumicë shqiptare.

“(rikujtim: mbi 62% të banorëve të Bujanocit janë shqiptarë) dhe përbën një shkelje të parimeve të barazisë, përfaqësimit dhe të drejtës për informim në gjuhën amtare. Andaj, kërkojmë anulimin e këtij konkursi dhe vendosjen e një praktike të rregullt konsultimi institucional, ku KKSH përfshihet në çdo proces që lidhet me fushat ku ka kompetenca ligjore”, u shpreh Rexhepi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, tutje theksoi se nëse kjo kërkesë dhe detyrimet ligjore nuk respektohen, KKSH do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm institucionalë dhe ligjorë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e komunitetit shqiptar në Bujanoc. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.