UBT

Disfatistit zhurmagji, Përlepnica mbrëmë ia ktheu selamin se këtu është vatra e PDK-së

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zgjedhjet e 11 qershorit nuk janë zgjedhje që vendosin fituesin! Fituesi është vendosur që kur: Frikacakëve iu mor e drejta e qeverisjes dhe që kur tentativave për koalicion iu dha përgjigjja e duhur me koalicionin e fuqishëm.

Kandidatët për deputet nga dega e PDK-së në Gjilan, z. Zenun Pajaziti dhe znj. Leonora Morina Bunjaku në sallën e mbushur përplot, janë takuar me anëtarë dhe simpatizues të PDK-së e qytetarë të Përlepnicës.

Ashtu siç u tha edhe nga të pranishmit, Përlepnica ka qenë dhe do të mbetet vatër e PDK-së.

Zgjedhjet e 11 qershorit nuk janë zgjedhje që vendosin fituesin! Fituesi është vendosur që kur: Frikacakëve iu mor e drejta e qeverisjes dhe që kur tentativave për koalicion iu dha përgjigjja e duhur me koalicionin e fuqishëm. Pra, këtë e quajmë koalicion, me parti të fuqishme parlamentare – PDK, AAK, NISMA. E liderët e këtyre partive, e dini se çfarë shkronja të arta kanë përfaqësuar. Ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. – ka thënë në fjalën e saj para të pranishmëve zonja Leonora.

ARKATANA

Ne nuk përfaqësojmë ushtri fantome, të paqena. E, koalicioni tjetër është ai që as nuk mund të quhet koalicion, i krijuar me një parti joparlamentare dhe me një tjetër ende të paregjistruar. Për këtë: Zgjedhjet e 11 qershorit janë një fillim i ri edhe për votuesin, posaqërisht për votuesin e ri të PDK-së, sepse janë zgjedhje kur votuesi do të vendos nëse: do të rreshtohet me koalicionin e krenarisë kombëtare, të vendimeve më të rëndësishme historike të ndërtimit të shtetit të Kosovës, apo për koalicionin e bllokimit të shtetit, mungesës së dijes dhe guximit për të marrë vendime, ka thënë zonja Bunjaku.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Zenun Pajaziti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan dhe kandidat për deputet ka thënë se Përlepnica kurrë nuk e ka braktisur PDK-në dhe PDK kurrë nuk do e braktisë Përlepnicën. Në Përlepnicë ndihem si në shtëpinë time. Para njëzet e shtatë vitesh, pikërisht në këtë vend kam mbajtur fjalimin e parë para një mase të madhe njerëzish siç jemi sot. Jam krenar që për të gjitha këto vite, bashkë më ju, kemi rrugëtuar deri këtu dhe jam krenar që jam frymëzuar prej këtij fshati dhe këtyre njerëzve të mrekullueshëm ka thënë Pajaziti.

Ju ftoj që të dielën ta mbështetni fuqishëm koalicionin PDK-AAK-Nisma, sepse fitorja e këtij koalicioni është fitore e Kosovës. Jam shumë i sigurtë se Përlepnica di cilët t’i votoj. Përlepnica nuk do i mbështesë ata që kanë vetëm fjalë e asnjëherë vepra e punë, ka thënë Pajaziti.

Pas një tubimi tjetër në Malishevë, Pajaziti, e përsëriti edhe në Përlepnicë se zgjedhjet e së dielës do të jenë edhe një sinjal që Partia Demokratike e Kosovës, do të rikthej qeverisjen edhe në zgjedhjet e vjeshtës në Gjilan. “Unë kam vendosur që bashkë me ju ta bëjmë këtë. Ju siguroj që së bashku me ju nuk do të lejojmë të vazhdoj kjo mënyrë e keqe e qeverisjes edhe në Gjilan. Ju ftoj që të dielën mbrëma, pas votimeve, të gjithë, dinjitetshëm siç na ka hije të dalim në qendër të Gjilanit të festojmë fitoren e madhe të Fillimit të ri, ka porositur z. Pajaziti, nga salla e mbushur përplot, ku disfatisti zhurmagji, nuk arriti ti grumbullojë as 30 pjesëmarrës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.