Disa lojtarë të Kombëtares shqiptare, që nuk po startojnë për klubet e tyre!

Shumica e lojtarëve të Kombëtares shqiptare, nuk po përfshihen në formacionet bazë të klubeve të tyre. A bëhet fjalë për formën e dobët të tyre apo çfarë nuk dihet, vetëm se kjo është e dëmshme për kombëtaren Kuq e Zi.
Është një listë e gjatë, që disa lojtarë nuk po luajnë për ekipet e tyre, derisa këtë gjë e fillojmë nga kapiteni Lorik Cana, i cili nuk ka startuar me ekipin francez Nantes qe 4 ndeshje. Ndeshja e fundit që Cana e luajti ishte kundër Ajaccos, që përfundoi me rezultat 1 me 1, shkruan Indeksonline.
Kësaj liste ju bashkëngjitet edhe Berat Gjimshiti, i cili së fundi pati probleme me trajnerin e ekipit zviceran Zurich i cili e largoi nga ekipi i parë, e me që rast i dha hapësirë lojtarit të kërkoj ndonjë skuadër tjetër. E lojtari është afër të kompletoj transferimin te skuadra italiane Atalanta, ku shpresojmë të aktivizohet më shumë në formacionin bazë.
Njëri ndër lojtarët që u prit shumë nga ai është Alban Meha, i ashtuquajturi “Snajperisti”, i cili me disa gola të bukura i kishte bërë tifozët për vete. Por lojtari nuk është paraqitur që pesë ndeshje për ekipin e Konyaspor.
Te skuadra e Baselit lajm i mirë që Taulant Xhaka, pothuajse po starton në të gjitha takimet, megjithatë është Shkelzen Gashi ai që nuk ka luajtur qe gjashtë ndeshje për ekipin e Baselit.
Në Kroaci përveç Bekim Balaj i cili nuk është gjithmonë startues për Rijekan por ka një minutash bukur të shumtë, bashkëlojtari i tij Odise Roshi në gjashtë takime të fundit ka luajtur vetëm 15 minuta.
Ndërsa, Ansi Agolli te klubi i Qarabak, ka kohë që nuk ka startuar, madje as nuk është ftuar nga klubi, shkuran Indeksonline.
Ishte i lënduar, ku i mungoi edhe kombëtares në disa takime mjaftë të vlefshme Mergim Mavraj i cili është rikthyer nga lëndimi, ku për klubin e Kolnit luajti vetëm atë ditë 2 minuta, dhe më nuk është paraqitur, edhe pse liga gjermane është në pushim, shpresojmë që mbrojtësi kryesor i Kombëtares të startoj për klubin gjerman dhe të jetë në formën e duhur.
Për dallim nga këta lojtarë që nuk po luajnë për klubet e tyre, duhet të përmendim edhe lojtarët shqiptarë që janë në formë dhe po startojnë për ekipet e tyre evropiane, ata janë Hysaj i Napolit, Sokol Cikalleshi, Milot Rashica, Taulant Xhaka, Bekim Balaj, Ermir Lenjani, Etrit Berisha./Indeksonline/