Mobi Casa

Disa lagje të Karaqevës kanë probleme pas reshjeve të borës, kërkojnë ndihmën e Komunës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Ne brezi kufitar kërkojmë që me komplet potencialin që posedon komuna me ekskavator për hapjen e rrugëve, që t`i dilni në ndihmë banorëve sepse është e pamundur me e pastrua qytetarët borën në këto kohë të ftohta ka shkruar Selver Lenjani.

Apeli i Selver Lenjanit për Kadri Rahimajn

I nderuar kryetar i komunës me anë të kësaj kërkese ne bashkësia lokale po ju drejtohemi drejtpërdrejtë, me ketë kërkesë të banorëve të brezit kufitar Karaçevë e Poshtme, gjatë reshjeve atmosferike në janar të vitit 2022 po hasim në vështirësi me të reshurat atmosferike të borës në lagjja e bernjashve, lagjja e surdullve, dhe lagja e selishve është rrezik permanent për vijimin e nxënësve në shkollë, dhe për vet banoret e kësaj lagje dhe në lagjet e Karaqeves së Epërme, lagja e drejtorit Fehmi Kastrati dhe lagja që vazhdon Rruga “Sabri Kastrati”, është i pamundur qarkullimi edhe i nxënësve edhe i qytetarëve sepse të reshurat atmosferike s`kanë të ndalur.

Mobi Casa

Ne brezi kufitar kërkojmë që me komplet potencialin që posedon komuna me ekskavator për hapjen e rrugëve që t`i dilni në ndihmë banorëve për hapjen e rrugëve sepse është e pamundur me e pastrua qytetaret në këto kohë të ftohta.

Këto hapje të rrugëve vlejnë edhe për qytetarët dhe posaçërisht për nxënësit. Kërkojmë si bashkësi lokale që me mundësitë që posedon komuna t`i dali në ndihmë qytetarëve për të hapur të gjitha rrugët që janë të cekura sepse qe tri ditë autobusi nuk del në Karaçev të Epërme për shkak të ngricave të mëdha të borës, mospastrimi i rrugës.
Ne si bashkësi lokale do të njoftojmë me shkrim për mos hapjen e rrugëve dhe të kërkojmë ndihmë për ata që kanë mundësi të ndihmojnë brezin kufitar përkatësisht komuna ka shkruar Selver Lenjani kryetar nga Bashkësia Lokale -Karaçevë e Poshtme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.