ARKATANA

Disa herë pa patentshoferi: 9 muaj burg kosovarit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Rrugës për në seancën gjyqësore që do të mbahej ndaj një kosovari për ngasje pa leje të automjetit, policët hetues takojnë në autostradën A3 sërish kosovarin e njëjtë duke vozitur makinën e tij.

Ai gjatë viteve të kaluara ishte paditur disa herë për veprën e njëjtë, ngasje pa patentshoferi. Herën e (para)fundit kjo kishte ndodhur në prill të këtij viti.

Dhe tash, për koincidencë atë e kontrollon sërish po ai polic i cili atë ditë ishte i ftuar për të dëshmuar në gjykatë për rastin e kaluar të kapjes së kosovarit pa patentë, transmeton albinfo.ch.

Mobi Casa

Pas padisë së bërë sërish për vozitje pa leje, u caktua me procedurë të shkurtë termini gjyqësor i radhës.

Gjyqtari, duke e cilësuar si të “pandreqshëm”, e dënoi kosovarin për deliktin e kryer në prill, me 9 muaj heqje lirie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.