Eko Higjiena

Disa fshatra të Vitisë pritet të bëhen me ujë të pijshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan -Memorandumi në mes të Komunës së Vitisë dhe CDI-së pritet t`i siguroj me ujë të pijshëm disa fshatra të kësaj Komune.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka pritur të premten përfaqësuesin e CDI-së Zvicerane Astrit Vokshin ku me këtë rast ai ka nënshkruar një memorandum për realizimin e projekteve në sistemin e ujësjellësit në fshatrat: Sllatinë të Epërme, Sllatinë të Poshtme, Sodovinë të Çerkezëve , Sodovinë të Jerlive dhe Trestenik.

Gjithashtu Arifi bëri të ditur se projekti i ujësjellësit për fshatin Gërmovë dhe Goshicë do të filloj së shpejti. Arifi tha se me nënshkrimin e këtij memorandumi banorëve të këtyre fshatrave pritet që t`i sigurohet uji i pijshëm ndërsa theksoi se vlera e këtyre projekteve kap shifrën e më shumë se 600 mijë eurove.

Arifi ftoi qytetarët e këtyre lokaliteteve që të participojnë me qëllim që të realizohet ky projekt pasi kjo është në interesin e Komunës ,por edhe të vetë qytetarëve. Ai gjithashtu falënderoi CDI-në për bashkëpunim me Komunën e Vitisë duke potencuar se Komuna është e interesuar që të përmirësoj në vazhdimësi jetën e të gjithë qytetarëve vitias.

Mobi Casa

Arifi shtoi se së shpejti piritet të hapët tenderi për projektin e ujësjellësit për fshatin Gërmovë dhe Goshicë, ndërsa theksoi se vlera e projektit për këto 2 fshatra do të përcaktohet nga vlera e konkurrencës.

Ai tha se pritet që projektet e ujësjellësit në fshatrat Sllatinë të Epërme, Sllatinë të Poshtme, Sodovinë të Çerkezëve , Sodovinë të Jerlive dhe Trestenik të përfundoj deri në fund të këtij viti ndërsa projekti i ujësjellësit për fshatin Gërmovë dhe Goshicë pritet të përfundoj në fillim të vitit vijues.

Sipas ,Arifit Komuna në vazhdimësi është duke u përpjekur që të siguroj me ujë të gjitha lokalitetet e kësaj komune por se kjo sipas tij varet nga mjetet buxhetore. Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Vitisë dhe CDI-së Zvicerane në të ardhmen ./rajonipress/.