UBT

Diplomuan studentët e parë në Universitetin Publik të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë mbrojtur temën e diplomës pesë studentët, Xhemile Hajdari, Arlinda Qazimi, Egzon Osmani, Leotrina Shkodra dhe Labinota Maloku, duke u bërë kështu të parët që përfundojnë me sukses studimet e nivelit Bachelor në Fakultetin Ekonomik, respektivisht në programin Banka Financa dhe Kontabilitet.

Në ceremoninë simbolike me rastin e diplomimit të studentëve të parë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”, Rektori Bajram Kosumi tha se ky akt është një sukses i merituar dhe një ditë e veçantë për studentët, të cilët pas 3 vitesh studimi dhe përgatitje profesionale, kurorëzuan ëndrrën e tyre.

Rektori Kosumi ka thënë se misioni i Universitetit “Kadri Zeka” është përgatitja e studentëve deri te ky moment, andaj, diplomimi është një nga ngjarjet më të shënuara që mbetet thellë në kujtesë, jo vetëm të të diplomuarve, por edhe të familjarëve të tyre dhe sigurisht edhe të menaxhmentit, stafit akademik e administrativ të Universitetit.

Uji Dea

Rektori i Universiteti “Kadri Zeka” ka uruar të gjithë studentët të cilët diplomuan sot dhe njëherësh u ka dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tyre profesionale!

Ndërkaq kjo ceremoni është një sukses i merituar dhe një ditë e veçantë për studentët dhe për Universitetin “Kadri Zeka”, ku pas 3 vite themelimi kurorëzohen punët dhe të arriturat, duke u bërë kështu shtytës të punës së mëtutjeshme në të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.