Diplomati pasurohet nga burgu

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, pavarësisht se po i mbush gati një vit që gjendet në paraburgim, megjithatë ai do të vazhdojë ta marrë pagën e tij prej 3748 eurove, sikurse as “karrigia” nuk do t’i lëkundet derisa gjyqësia nuk e thotë fjalën e vet, shkruan zeri.
Për këtë sigurisht se është kujdesur Ministria e Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga Enver Hoxhaj, të cilët thonë se në këtë fazë nuk do të merret asnjë vendim për diplomatin Selimi, derisa gjykata ta japë verdiktin e saj.