Uji Dea

Diplomati grek: Rruga e Dendias në fund ndoshta do të çojë në njohje të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Diplomati grek, Alexandros Mallias, në një opinion të publikuar në gazetën prestigjioze greke “Kathimerini” ka folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu edhe raportet në mes të Greqisë dhe Republikës së Kosovës.

Mallias i cili ka shërbyer edhe si ambasador i Greqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se intensifikimi i raporteve në mes të Prishtinës dhe Athinës dhe rruga që po ndjek kryeidplomati grek, Nikos Dendias, mbase në fund do të finalizohen me njohje.

“Ministri i Punëve të Jashtme, z. Dendias, filloi një dialog të nivelit të lartë midis Greqisë dhe Republikës së Kosovës. Në fund të rrugës ndoshta do të ketë njohje”, ka shkruar Mallias, transmeton Gazeta Express.

Eco Higjiena

Ai në këtë opinion të tij thotë se një zhvillim i tillë do ta afronte Greqinë me faktorin shqiptar dhe që sigurisht do të lëkundte primatin e Turqisë.

Kohëve të fundit është diskutuar shumë për punën e njohjes së Kosovës nga Greqia. Një gjë e tillë ka nxitur edhe reagime të ashpëra nga Beogradi, të cilët janë lutur shtetit grek që të mos e ndërmarr një hap të tillë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.