UBT

Diplomatët, të pambrojtur në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në seancën e së enjtes të Kuvendit, ku u hodh gaz lotsjellës, përpos deputetëve dhe gazetarëve, ishte i pranishëm edhe stafi diplomatik i akredituar në Kosovë. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se siguria e stafit diplomatik duhet të jetë në nivel më të lartë, duke kritikuar kështu drejtuesit e institucioneve vendore për dështimin në ofrimin e sigurisë.

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes, ku u hodh gazi lotsjellës nga deputeti i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, dështoi të ofrojë sigurinë e nevojshme jo vetëm për deputetët dhe gazetarët, por edhe për stafin e akredituar diplomatik në vend.

GRANDEMALL

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nëpërmjet një komunikate për shtyp, të enjten, ka theksuar se “sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës, e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit, si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga Ambasada e ShBA-ve”.

Zyrtarët e kësaj Ambasade kanë konfirmuar të premten për gazetën “Zëri” se siguria e punonjësve është prioritet i tyre. “Gjersa siguria e punonjësve të Ambasadës është prioriteti yni, ne nuk komentojmë mbi procedurat e sigurisë. Jemi të pikëlluar që dhuna e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka nxitur mediumet ta bëjnë këtë pyetje”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për gazetën./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.