Diplomacia e dështuar e Kosovës
Skender Hyseni, ish ministër i jashtëm, tha se me LDK-në, në qeverisjen e ardhshme do të fuqizohen marrëdhëniet me botën e jashtme.
Në debatin për marrëdhënie të jashtme në RTK, ai tha se Kosova për të arritur deri tek liberalizimi i vizave, anëtarësimi në OKB, kërkon që fillimisht të i luftojë pengesat që i ka para vehtës.
Një përafrim më i madh me vendet e Quintit thotë ai se është i nevojshëm, ndërsa shton se po ashtu duhet një lobim më shumë tek vendet mike të Kosovës, tek qendrat e botës, siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mund të ndihmojnë në prurjen e njoheve të reja për Kosovën.
“Nuk është bërë asnjë presion që të bëhet njohja e Kosovës nga 5 vendet e Evropës”, tha Hyseni.
Ndërsa për premtimet e ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj se Kosova deri në vitin 2020 do jetë anëtare e plotë e OKB-së, Hyseni tha se: “me dhënë data për anëtarësim në OKB, është guxim i papranueshëm, sepse askush nuk e di këtë. E ajo që dihet është se pa i hequr post blloqet qe kjo qeverisje në largim ia ka vendosur Kosovës, nuk ka asnjë anëtarësim askund”.
Një datë për liberalizim vizash e dha edhe përfaqësuesja e AAK-së, në këtë debat, Laura Kryeziu, sipas së cilës kjo parti do të lirojë Kosovën nga regjimi i vizave brenda një viti.
“Brenda një viti do të kemi liberalizim të vizave me AAK-në, në qeverisje.
AAK do të përforcojë minisritë si atë të Jashtme edhe të Integrimeve, po ashtu do të rishikojë punën e ambasadave të Kosovës, ku objektiva kryesore e tyre do të jetë thithja e investimeve të jashtme”, tha Kryeziu.
Dijalogu me Serbinë, përkundrazi bllokojë Kosovën
Enver Hoxhaj, ministër i jashtëm në largim tha se dijalogu me Serbinë e ka ndihmuar Kosovën të hap një kaptinë të re të normalizimit me Serbinë.
“Pa dialogun me Serbinë, Kosova nuk do kishte marrëveshje për MSA-në, nuk do kishte asgjë”, tha Hoxha.
Ndërkohë që Ilir Deda, nga VV, tha se me këtë që po thua po mundohesh të hedhësh hi në opinion publik.
“Nuk kemi nevojë me hedh hi në opinion publik. Asnjë strukturë paralele nuk është shpërbërë në veri, Kosova nuk është hequr prej juridiksionit të ligjeve të kushtetutës së Serbisë. Zyret e MUP-it serb i ke akoma gjithandej Kosovës që japin pashaporta të Serbisë”, tha Deda, ndërsa shtoi se marrëveshjet e 19 prillit veq kanë nisur të konsiderohen të pa vlefshme nga Serbia, si aj për kadastër pastaj për diploma, ndërkohë që me këtë avaz, të gjitha marrëveshjet do të zhbëhen tha ai.
E minsitri në detyrë Hoxha tha se Serbia e ka kusht zbatizmin e marrëveshjeve për tu integruar në BE.
“Serbia nëse dëshiron integrimin në BE, duhet të i zbatojë marrëveshjet. E BE është garanci për këtë’, tha ai.
Se dialogu si i tillë që është zhvilluar, ka dhënë rezultate të mira vetëm për Serbinë, e mendon edhe Nisma për Kosovën.
“Dialogu ka qenë profitabil vetëm për Serbinë. Nëse marrim shembull vetëm të drejtat e shqitparëve në Luginë të Preshevës, ata nuk ka as 1 për qind të drejta sa kanë serbët e Kosovës”, tha Valdete Bajrami nga Nisma.

