Mobi Casa

Diplomacia e çakorduar dëmtoi procesin e njohjeve

/ 2 minuta lexim

Brenda gjysmës së dytë të këtij viti Kosova duhet të arrijë nëntë njohje të reja për të jetësuar planin e Ministrisë së Punëve të Jashtme që në fund të 2012-s shtetin e Kosovës ta kenë njohur 100 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, e quan joserioz këtë synim. Sipas tij, nuk duhet paragjykuar vendimet e ardhshme të shteteve në raport me Kosovën, porse duhet krijuar rrethanat që shtetet, të cilat hezitojnë ta pranojnë vendin si palë të barabartë, të hedhin hapin për njohje.

Fidanishtja

“Paralelisht me diplomacinë e çakorduar të Prishtinës zyrtare, problemet e brendshme, me të cilat ballafaqohet vendi dhe sjellja e deritashme e autoriteteve kosovare në dialogun me Serbinë kanë dëmtuar procesin e njohjeve për Kosovën”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, ish-ministri Hyseni, aktualisht deputet i LDK-së.

“Këtu e tutje (për njohje të reja) do të kërkohet shumë punë nga institucionet e Kosovës që të shpjegojnë gjithë natyrën e dialogut me Serbinë dhe kompleksitetin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë si dy shtete. Unë shpresoj që Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë bindur që me Serbinë duhet të sillet si shtet”, ka theksuar Hyseni, për të shtuar se me pranimin e referencës në rezolutën 1244 të OKB-së në marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës është zbehur shtetësia e vendit në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/