Hidromorava

Diplomacia dhe Twitter: 264 liderë botërorë “cicërojnë”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gati dy të tretat e liderëve të botës i janë bashkuar rrjetit social Twitter. Llogaria e presidentit amerikan Barack Obama është më e popullarizuari nga të gjithë të tjerat.

Rritja e të ashtuquajturës “Twiplomacy”, apo e diplomacisë përmes rrjetit Twitter, ngjan disi me jehonën e dhomës, thotë studimi që ka analizuar 264 llogari, në 125 shtete. Studimi është udhëhequr nga kompania për marrëdhënie me publikun, “Burson-Marsteller”. Sipas kompanisë, studimi “Twitplomacy” është i pari i tillë i udhëhequr në botë, përkitazi me rrjetin social Twitter.

Janë 264 liderë botërorë që deri tash kanë hapur një llogari në Twitter, ndërsa hulumtuesit besojnë se 30 prej tyre i bëjnë vetë “twittat”, apo postimet e tyre. Të gjithë së bashku, pra 264 liderët, kanë dërguar mbi 350 mijë mesazhe tek afro 52 milionë “ndjekës” të tyre.

Por, rreth një e treta e tyre nuk ndjekin njëri-tjetrin dhe dhjetëra prej tyre nuk ndjekin asnjë anëtar tjetër të këtij rrjeti. Nëntë nga çdo dhjetë “twitta” të kryeministrit të Ugandës dhe të presidentit të Ruandës janë përgjigje.

Liderët botërorë “twittojnë” në 43 gjuhë, ndërsa anglishtja është më e favorizuara nga llogaritë. Spanjishtja është e dyta në rend, me 41 llogari, frëngjishtja e treta me 24, ndërsa arabishtja është e katërta me 17.

Uji Dea

“Gjashtëmbëdhjetë liderë nga G-20 janë aktivë në Twitter për diplomacinë publike, por është e trishtuar të shohësh se si krerët e qeverive në Kinë, Arabinë Saudite, Indonezi dhe Itali nuk i janë bashkuar ende “twitterverset’ (universit të rrjetit Twitter)”, thotë studimi i prezantuar në Gjenevë të Zvicrës, raporton AP. “Ajo që është me të vërtetë interesante është fakti se si bota është e ndarë në “’twittat” në anglisht dhe në ato spanjisht.

Llogaria më e shikuar është ajo e presidentit amerikan Barack Obama, e cila ka 17.8 milionë ndjekës. Nga gjithë këta, 76 janë kolegë të administratës amerikane apo të qeverive tjera. Obama rrallë dërgon “twittat” e tij, por kur e bënë këtë ai i nënshkruan ato, ashtu siç bëri për Zonjën e Parë amerikane në ditën e Shën Valentinit.

“Twitti” i dërguar më 9 maj nga ekipi i kampanjës së presidentit amerikan, ku thuhet se Obama ka deklaruar se “çiftet e gjinisë së njëjtë duhet të kenë të drejtën të martohen”, është mesazhi më i “twittuar” deri tash: më shumë 62 mijë herë.

Twitter është përdorur shpesh nga politikanët gjatë fushatave elektorale. Por, llogaritë e tyre “heshtin” kur ata zgjidhen. Rasti i tillë është me presidentin e Brazilit Dilma Rousseff dhe atë të Francës Francois Hollande. /Telegrafi/